English

Princ Harry në Polin e Veriut

Angli, 31 Mars NOA - Një udhëtim në Polin e Veriut për Princin Harry. I riu ishte në mision mes dëborës për të mbledhur fonde në favor të mbetjeve të luftës.

Për një javë do të lëvizë bashkë me një grup ushtarësh të plagosur në Afganistan me objektivin e mbledhjes së 2 milionë sterlinave, në ndihmë të ushtarëve të plagosur në misione. Ka pasur dhe nga ata që e kanë pyetur nëse gjatë kësaj kohe ka menduar për diskutimin që do të bëjë si dëshmitar i dasmës ku është i ftuar dhe ai i është përgjigjur: Në një temperaturë prej minus 40 gradësh arrin të mendosh vetëm mënyrën për të mbijetuar”.

r.b/NOA

KOMENTE