Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria vendos: Mbi 1 mijë punonjës me kontratë të përkohshme
English

Qeveria vendos: Mbi 1 mijë punonjës me kontratë të përkohshme

Tiranë, 31 mars 2011, NOA- Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, u bënë disa ndryshime në ligjin “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2011, në njësitë e qeverisjes qendrore”.

Sipas këtyre ndryshimeve nga 1265 veta që parashikohen aktualisht, këtij numri do ti shtohen edhe 95 persona të tjerë të cilët do të punojnë në periudha sezonale, të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore.

Më poshtë ligji i ndryshuar:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12. 7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 10, të ligjit nr.10355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Financave,

Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.55, datë 26.1.2011, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2011, në njësitë e qeverisjes qendrore, është 1265 veta, sipas lidhjeve nr.1 nr.2 dhe nr.3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.”.

b) Pas lidhjes nr.2, bashkëlidhur vendimit, shtohet lidhja nr.3 (me 95 punonjës shtesë), që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi të përballohen nga shpenzimet korente të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2011, të njësive të qeverisjes qendrore.

3. Ngarkohet Ministria e Financave të miratojë detajimin e numrit të punonjësve sipas lidhjes nr.3, brenda kritereve të vendimit nr.1703, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”.

a.y/NOA

KOMENTE