English

Shqiptarët e Malit të Zi në tubime: Jemi shqiptarë, flasim shqip

Podgorica, 31 mars, NOA – Shqiptarët e Malit të Zi janë duke organizuar së fundmi tubime, me qëllimin e njohjes së opinionit publik mbi procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili do të mbahet në Mal të Zi prej 1 deri më 15 prill.

Kështu, Këshilli Nacional i Shqiptarëve organizoi dje tubime me qytetarët e Plavës e Gucisë, Malësisë, Tivarit dhe Ulqinit me moton “Jemi shqiptarë, flasim shqip”.

Pjesëmarrësit në to, shprehën shqetësimin e parregullsive që vërehen që në fazën e përgatitjes së procesit të regjistrimit siç janë mungesa e formularëve në gjuhën shqipe, numri i vogël i instruktorëve dhe regjistruesve nga komuniteti shqiptar etj.

Në këtë kuadër, Këshilli Nacional i Shqiptarëve ka formuar Komisionin Vëzhgues, i cili do t’i evidentojë të gjitha parregullsitë dhe me ato do të njoftohen strukturat vendore dhe faktori ndërkombëtar. n.e/NOA

KOMENTE