English

ALBtelekom më afër se kurrë, 4 dyqane të reja hapen në Tiranë

Tiranë, 1 prill 2011, NOA- ALBtelekom, tashmë sjell mundësi më të mëdha shërbimi për klientët e saj.

Katër dyqane të reja janë hapur në rrugën e Elbasanit, pranë stadiumit Dinamo, tek Bulevardi Zogu i Parë si dhe tek Rruga Çamëria në mënyrë që t'iu vijnë në ndihmë qytetarëve të Tiranës.

Për t’iu shërbyer atyre kompania prestigjioze e shërbimit telefonik iu mundëson klientëve të saj, por edhe atyre që duan ti bashkohen asaj, shërbim sa më cilësor dhe sa më afër shtëpisë së tyre.

Këto dyqane të reja vijnë në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimit nga ana e kësaj kompanie si dhe në kujdesin maksimal ndaj klientëve, sepse tani ALBtelekom është më afër se kurrë dhe gjithmonë në dobi të klientëve.

a.y/NOA

KOMENTE