English

Do të quhet Luna Beckham

Angli, 1 Prill NOA - Rrezikun për tu quajtur Luna, e ka kaluar fëmija i tretë i çiftit Beckham, por pasi u mor vesh që do të ishte mashkull Victoria dhe David vendosën për Cruz. Aktualisht çifti është në pritje të një vajze dhe emri Luna është i pari në listën e më të preferuarve.

Emri do të vendosët duke parë tërheqjen që ka ish-Spice Girl për gjuhen italiane dhe spanjolle dhe kjo mendohet të jetë arsyeja e zgjedhjes së Luna.

Familja Beckham në këtë rast duhet thënë se ka gjetur një emër tepër sinjifikativ.

Në kohën që Victoria kishte pranuar shtatzëninë e saj pohoi: “Jam e dashuruar pas fjalës Luna. E di që është emri i ndonjë vajze... mbase për fëmijën e ardhshëm”. Dhe kështu do të jetë.

r.b/NOA

KOMENTE