Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dokumenti i marrëveshjes parlamentare për zgjedhjet e 8 majit
English

Dokumenti i marrëveshjes parlamentare për zgjedhjet e 8 majit

Tiranë, 1 prill, NOA – Në një dokument prej 22 pikash partitë e mazhorancës kërkojnë arritjen e një marrëveshe përfundimtare me Partinë Socialiste dhe partitë e tjera të opozitë për zhvillimin normal të zgjedhjeve të 8 majit.

Më poshtë botojmë dokumentin e plotë i cili pritet të firmoset nga partitë parlamentare.

Ndërkohë që ende nuk është konfirmuar firmosja e tij nga Partia Socialiste.

Dokumenti i plotë:

1. Partitë parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë u mblodhën sot, më 29 mars 2011, për të shqyrtuar rekomandimet e ODIHR-it që i adresohen forcave politike, dhe vendosën identifikimin dhe marrjen përsipër të përgjegjësive të tyre, nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje;

2. Partitë riafirmojnë konstatimin e OSBE/ODHIR-it se “Kodi Zgjedhor përbën një bazë të detajuar teknike për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike” dhe se zbatimi i plotë dhe me vullnet të mirë i tij dhe legjislacionit të lidhur me proçesin zgjedhor garanton të drejtat e zgjedhësve dhe çdo subjekti zgjedhor si dhe standardet më të larta ndërkombëtare për zgjedhjet e datës 8 maj 2011;

3. Partitë vlerësojnë se Kodi Zgjedhor siguron transparencë maksimale në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standartet e Këshillit të Evropës për zgjedhje demokratike, nëpërmjet të garantimit dhe përdorimit efikas të së drejtës për vëzhgim, monitorim dhe akses të papenguar të çdo aspekti të procesit zgjedhor, balancimit të plotë të komisioneve zgjedhore, të aksesit dhe pjesmarrjes së çdo subjekti në procesin e votimit, në atë të numërimit të siguruar në në mënyrë të veçantë përmes së drejtës së kontestimit të aspekteve të numërimit nga çdo subjekt zgjedhor dhe përdorimit të teknologjisë mbështetëse, përdorimit të instrumentave ankimorë administrativë dhe gjyqësorë, si dhe çdo intrumenti tjetër paszgjedhor të parashikuar nga legjislacioni në fuqi për identifikimin, shqyrtimin dhe analizimin e çdo problematike.

4. Partitë bien dakort që stabiliteti i legjislacionit zgjedhor, i përcaktuar si parim i rëndësishëm zgjedhor nga OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës, është themelor për mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor në fazën aktuale të përgatitjeve zgjedhore të nisura nga administrata zgjedhore, ajo e pushtetit qëndror dhe atij lokal, dhe se fokusi i angazhimit të tyre në këtë fazë të procesit duhet të jetë vetëm tek zbatimi i plotë dhe korrekt i germës dhe qëllimit të ligjit në fuqi, siç rekomandohet në Raportin e muajit janar 2011 të Misionit të Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR-it;

5. Partitë angazhohenqë, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, të ngrenë një komision të reformës zgjedhore i cili do të hulumtojë, shqyrtojë, analizojë dhe do të propozojë zgjidhje për problemet e identifikuara dhe rekomandimet e bëra në raportin e vitit 2009 dhe në atë për zgjedhjet e 8 majit 2011 të OSBE/ODIHR-it, me qëllim përmirësimin maksimal të kuadrit ligjor për zgjedhjet në kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve për Kuvendin të vitit 2013. Partitë e mazhorancës angazhohen të votojnë në atë komision çdo propozim të bërë nga partitë e opozitës i cili ka marrë vlerësim paraprak pozitiv për përputhshmërinë me standartet ndërkombëtare nga OSBE/ODIHR-i dhe Komisioni i Veneciais i Këshillit të Evropës.

6. Partitë riafirmojnë pranimin e plotë të rekomandimeve të Raportit të OSBE/ODHIR-it, që u drejtohen drejtpërdrejtë apo tërthorazi partive politike, specifikisht rekomandimet nr.1 (një), 9 (nëntë) dhe 16 (gjashtëmbëdhjetë) të këtij Raporti;

7. Partitë angazhohen të përmbushin në kohë dhe me përpikmëri çdo detyrim ligjor gjatë fushatës zgjedhore, në funksionin e tyre si subjekt zgjedhor, duke kontribuar për një fushatë të qetë dhe me etikë qytetare, që u krijon zgjedhësve mundësitë e plota për të formuar dhe shprehur lirshëm vullnetin e tyre;

8. Partitë do të shmangin ushtrimin e presionit mbi zgjedhësit apo punonjësit e administratës, në nivel qëndror e vendor, për pjesëmarrje në aktivitete të fushatës zgjedhore të subjekteve politike;

9. Partitë garantojnë se do të shmangin gjithashtu çdo lloj përdorimi të burimeve njerëzore, finaciare dhe materiale të administratës publike në nivel qëndror dhe vendor, të pasurisë shtetërore dhe fondeve publike në funksion të fushatës së tyre elektorale, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

10. Partitë bien dakord që të udhëzojnë dhe marrin masat e duhura që anëtarët e komisioneve zgjedhore, të emëruar mbi propozimin e tyre sipas përcaktimeve ligjore, përfaqësuesit pranë administratës zgjedhore, kandidatët e paraqitur prej tyre dhe vëzhguesit, do të zbatojnë me përpikmëri çdo rregullim ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke synuar në çdo rast zbatimin e gërmës dhe frymës së ligjit, në funksion të përmbushjes me sukses dhe në afatet ligjore të proçesit zgjedhor;

11. Partitë angazhohen të propozojnë në kohë dhe sipas kritereve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së të gjithë anëtarët e komisioneve të nivelit të dytë dhe të tretë, anëtarët e grupeve të numërimit si dhe vëzhguesit e tyre, duke marrë masat që kandidatët e propozuar të mos kenë qenë më parë subjekt i masave disiplinore nga ana e KQZ-së;

12. Partitë angazhohen që komisionerët e emëruar me propozimin e tyre do të marrin pjesë në trajnimet e organizuara nga KQZ-ja, sipas programeve të përcaktuara prej saj;

13. Partitë do të bëjnë gjithçka që anëtarët e komisioneve të emëruar me propozimin e yre do të qëndrojnë në detyrë, sipas përcaktimeve ligjore, gjatë periudhës parazgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe periudhën paszgjedhore, si dhe kur është e nevojshme, do marrin masa për zëvendësimin e menjëhershëm të tyre, sipas afateve të përcaktuara në ligj dhe akte nënligjore;

14. Partitë , në asnjë rast, nuk do të udhëzojnë anëtarët e tyre në administratën zgjedhore të çdo niveli që të largohen nga detyra me vulën përkatëse, në përdorim të tyre sipas ligjit apo çdo dokument apo material tjetër zgjedhor të nevojshëm për mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor, veçanërisht me vulat e KQV-ve, gjatë ditës së votimit. Në rast se ndodhin shkelje të tilla, partitë që kanë propozuar komisionerët përkatës do të distancohen menjëherë do të marrin masa urgjent për zëvendësimin e tyre, në përputhje me dispozitat ligjore dhe aktet e KQZ-së;

15. Partitë nuk do të ndërrojnë anëtarët e komisioneve të nivelit të dytë dhe të tretë dhe anëtarët e grupeve të numërimit, përveçse në përputhjet me kriteret ligjore dhe vetëm kur kjo është e domosdoshme, me qëllim që të ruhet stabiliteti i funksionimit me efikasitet i administratës zgjedhore;

16. Partitë politike do marrin të gjitha masat që të sigurohet marrja në dorëzim e materialeve zgjedhore para hapjes së procesit zgjedhor dhe dorëzimi i tyre i rregullt pranë komisioneve të nivelit më të lartë;

17. Partitë angazhohen që komisionerët të bashkëpunojnë kolegjialisht, me vullnet të plotë, në mbarëvajtjen e procesit të votimit për të penguar, në përputhje me aktet e KQZ-së, tentativat për votim familjar dhe të çdo praktike tjetër të paligjshme votimi;

18. Partitë do të marrin masa dhe do të bashkëpunojnë me KQZ-në kundër çdo bllokimi të proçesit zgjedhor, përfshirë votimin dhe numërimin e votive;

19. Partitë angazhohen për të garantuar transparencë të plotë të proçesit zgjedhor, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore për vëzhgim të proçesit të votimit dhe numërimit, si dhe duke lejuar vëzhguesit e subjekteve të tjera, ata të shoqërisë civile apo ata ndërkombëtarë që të vazhgojnë të papenguar çdo aspekt të proçesit të votimit dhe numërimit;

20. Partitë konstatojnë që çdo ndryshim në listat paraprake të zgjedhësve dokumentohet dhe bëhet vetëm nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore pranë zyrave të gjendjes civile nën juridiksionin e tyre mbi bazën e Kodit Zgjedhor, ligjit të Gjendjes Civile, udhëzimeve të Ministrisë së Brendëshme të nxjerra në përputhje me Kodin Zgjedhor. Partitë i rekomandojnë Ministrisë së Brendëshme të verë në dispozicion të tyre listat paraprake dhe ato finale, në version read only së bashku me version aktiv të tyre ku ky i fundit lejon përpunimin dhe krahasimin e të dhënave dhe identifikimin e ndryshimeve të bëra gjatë periudhës së rishikimit të Listave Paraprake, si dhe aktet nënligjore që kanë normuar këtë proces.

21. Partitë politike angazhohen të respektojnë pavarësinë e KQZ-së dhe vendimarrjes së saj si dhe i bëjnë thirrje KQZ-së për të funksionuar në frymën e kolegjialitetit si dhe të miratojë sa më parë rregulloren për funksionimin e saj.

22. Partitë politike i bëjnë thirrje KQZ-së që në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor të marrë masat e nevojshme me qëllim optimizimin e kapaciteteve numëruese brenda kufijve që lejon Kodi Zgjedhor, përcaktimin dhe përgatitjen e fletëve të votimit si dhe shmangien në maksimum të vendosjes së QV të ambjentet private përveç rasteve kur nuk ka asnjë mundësi tjetër objektive.

a.k/NOA

KOMENTE