Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dr. Ozyar: Lajme të mira për trajtimin e kancerit
English

Dr. Ozyar: Lajme të mira për trajtimin e kancerit

Si mund të bëhet trajtimi i kancerit me aparatura tё teknologjisë sё avancuar

INTERVISTAT – Tre mjekë të mirënjohur flasin për Agjencinë Kombëtare të Lajmeve NOA, mbi trajtimin bashkëkohor të kancerit duke treguar dhe lajmet e miroa që vijnë për tq prekurit me sëmundjen e rëndë.

Prof. Dr. Enis Özyar, Specialist i Onkologjisё nё spitalin “Acibademne Maslak”, në Stamboll të Turqisë shpjegon se aparaturat e teknologjisё sё fundit qё pёrdoren nё trajtimin e kancerit, pёrveçse shkurtojnё kohёn dhe rrisin pёrqindjen e shёrueshmёrisё, ulin nё minimum edhe efektet e dëmshme qё shkakton rrezatimi. Ai evidenton se me aparatura si “CyberKnife”, “Gamma Knife”, “Rapidarc” dhe Trilogy”, Spitali Acıbadem, pёrsa i pёrket teknologjisё, konkuron me qendrat mё tё mira mjekësore nё botё.

Kurse Prof. Dr. Selçuk Peker nga Departamenti i Neurokirurgjisё nё Spitalin Acıbadem Kozyatağı Stamboll ndalet te Gamma Knife duke pohuar se ajo pёrbёn njё standart tё lartё teknologjie nё trajtimin e tumoreve nё tru dhe masave tё enёve tё gjakut nё damarёt e trurit. Dr. Selçuk shpjegon edhe sistemin Gamma Knife.

Sakaq, Doç. Dr. Meriç Şengöz, ekspert i Onologjisё sё Rrezatimit nё Spitalin Acıbadem Kozyatağı, Stamboll shprehet se “Rapidarc”, e cila ёshtё metoda qё nё vend tё rrezatimit tё njё zone tё caktuar, krijon njё unazё pёrreth pacientit, kryesisht pёrdoret tek tumoret e vendosura nё thellësi, ose tumore qё janё tё rrethuara apo ndodhen afёr organeve tё ndryshme tё trupit. Doç. Dr. Şengöz, shton se “Trilogy” pёrbёn infrastrukturёn e metodёs Rapidarc

Më poshtë vijojnë intervistat me tre mjekët:

Goditje me pёrqёndrim ndaj tumorit me CYBERKNIFE

Prof. Dr. Enis Özyar, Specialist i Onkologjisё, nё Spitalin Acibademne Maslak, Stambboll shprehet se rrezet me teknologjinё CyberKnife, ushtrojnё njё ndikim tё ngjashёm me ndërhyrjet kirurgjikale, ndёrkohё qё pacienti mund t’i kthehet jetesёs sё tij normale brenda ditёs.

A mund tё shpjegoni si funksionon metoda CyberKnife?

CyberKnife ёshtё njё metodё qё nёpёrmjet rrezeve mund tё eleminojё nё kufij tё saktё, po aq sa ndёrhyrjet kirurgjikale, dhe njёkohёsisht pengon dëmtimin e pjesës sё shëndetshme. Me anё tё kёsaj metode, nёpёrmjet tre seancave me rreze nё dozё tё lartё, mund tё eleminohet qoftё edhe njё vatёr qё ndodhet nё mushkёri. Aplikimi i kёsaj metode bёhet me njё kujdes tё ngjashëm, si edhe ndёrhyrjet kirurgjikale. Por nё ndryshim nga operacioni, me kёtё metodё, pacienti nuk ndjen dhimbje dhe mund ti kthehet jetёs sё tij normale brenda ditёs. Madje pacienti do jetё ne gjёndje fizike tё aftё, qoftё edhe pёr tё kёrcyer.

Nё cilat raste mund tё pёrdoret?

CyberKnife, mund tё aplikohet nё rastet e tumoreve me “sjellje tё mirё” nё tru dhe ne rastet e keqformimeve tё enëve tё gjakut nё tru. Ndёrkohё, njё tjetёr veçori e kёsaj metode ёshtё se ajo mund tё aplikohet edhe pёr sёmundje qё nuk shfaqen nё tru, por nё pjesё tё tjera tё trupit. Kjo metodё aplikohet me sukses nё tumoret e palcёs kurizore, matastazat e mushkёrisё, kancerin i pankerasit, kancerin i prostatёs, tumoret paraspinal si dhe nё disa kancere qё shfaqen nё fytyrё, siç janё genis dhe maksilla.

Cilat janё veçoritё e CyberKnife?

Nё vitet e kaluara, doza qё i jepej pacientit nёpёrmjet aparaturave tё vjetra ishte e kufizuar dhe dihej qё kjo doze nuk do tё vinte nёn kontroll tumorin. Por pёrsёri nuk mund tё pёrdorej njё dozё me e lartё, sepse rreziku pёr tё dёmtuar organet e tjera ishte i lartё. Si shembull mund tё japin rastin e njё tumori qё gjendej i pozicionuar mes dy syve. Nё kёtё rast ishte e detyrueshme tё aplikohej njё doze e ulёt rrezatimi, pёr shkak se syri mund tё ndikohej nga kёto rreze dhe pacienti mund të mbetej i verbёr. Kёshtu qё tumori nuk mund tё vihej nёn kontroll dhe pёrparimi i tij bёhej i pashmangshёm. Nё fund ose pacienti humbte jetёn ose tumori eliminohej, por nga ana tjetër, pacienti mbetej i verbёr gjatё gjithё jetёs sё tij. Por me aparaturёn e tanishme rrezatimi bёhet shumё preçiz dhe kjo bёn tё mundur qё rrezatimi tё jepet nё dozё mё lartё.

Si funksionon aparatura?

Makineria mbi robot qё lёshon rreze futet nё trupin e tё sёmurit nga 200 pjesё tё ndryshme dhe bёn njё rrezatim tё pёrqёndruar.

Sa kohё zgjat trajtimi?

Koha e trajtimi pёrcaktohet nga gjendja e tё sёmurit si dhe nga fakti nёse ai ka marrё apo jo rreze mё parё. Fillimisht pacienti i nёnshtrohet tomografisё, apo siç e quajmё ndryshe MR. Tё dhёna e përfituara kalojnё nё kompjuter dhe mё pas ёshtё kompjuteri qё analizon tё dhёnat dhe pёrcakton se nё çfarё pjese duhet tё aplikohen rrezet dhe nё çfarё doze. Mё pas inxhinierёt e fizikёs bёjnë planifikimet e nevojshme. Nё etapёn e mёpasme, shikohet nёse shpёrndarja e dozёs ёshtё apo jo e përshtatshme sipas planifikimit tё mёparshёm dhe pacienti mund ti nёnshtrohet trajtimi. Seancat zgjatin nga 15 deri nё 45 minuta dhe totali i seancave varijon nga 1 deri nё 5 tё tilla.

Cilat janё avantazhet e kësaj metode nё krahasim me tё tjerat dhe cili ёshtё ndryshimi?

Sё pari, personat tё cilёt janё trajtuar me rreze dhe qё sёmundja u ёshtё rishfaqur, mund ti nёnshtrohen pёr herё tё dytё rrezatimit. E dyta; mund tё bёhet njё trajtim me dozё tё lartё dhe pa dёmtuar pjesёn përreth tumorit. Dhe njё veçori tjetёr qё duhet theksuar, ёshtё se kjo metodё aplikohet nё trajtimin e sёmundjeve tё rralla qё nё vitet e kaluara nuk mund tё trajtoheshin.

Cili ёshtё ndryshimi nga metodat e tjera?

Ndryshimi nga Gamma Knife qёndron nё faktin se nё rastin e CyberKnife koka nuk fiksohet me njё kornizё, por me maskё, aplikohet edhe pёr tumoret jashtё trurit, kryet jo nё njё seancё tё vetme, por në disa tё tilla si dhe nuk ka kufizim nё madhёsinё e tumorit mbi tё cilin aplikohet. Nёpёrmjet kёsaj metode edhe tumoret me masё tё madhe mund tё tё trajtohen, pasi trajtimi shtrihet nё disa seanca. Nёse tumori ёshtё 5 cm atёherё mund tё bёhen 5 seanca.

Pёrse pёrdoret maska dhe shtrati?

Pёrdoren kryesisht pёr tё mbajtur tё fiksuar pacientin. Nё fakt, nё rastin e kёsaj metode nuk ёshtё njё robot, por janё dy tё tillё. Roboti mbi tё cilin ёshtё vendosur aparatura qё kryen rrezatimin dhe “shtrati robot”. Qё tё dy marrin vazhdimisht pamje nga pacienti dhe pёrcaktojnё qartё pozicionin e tumorit duke kryer me pas rrezatimin.

A ka kufizim moshe pёr trajtimin me kёtё metodё?

Jo, nuk ka asnjё kufi moshe.

Prej sa kohe aplikohet kjo metodё?

Edhe pse shpikja daton nё vitet 1994-95, pёrhapja e saj erdhi pas viteve 2000.

A kёrkon trajtim njё punё qё pёrfshin shumё disiplina njёkohёsisht?

Po, sigurisht qё kёrkon njё punё ekipi. Nё tumoret e trurit punohet me neurokirurgun, nё rastin e tumoreve tё mushkrisë me kirurgun e pёrgjithshёm, pёr tumoret spinale me ortopedistin si dhe pёr tumoret urologjike dhe ato tё prostatёs punohet me mjekun specialist urolog.

Prof. Dr. Selçuk Peker nga Departamenti i Neurokirurgjisё nё Spitalin Acıbadem Kozyatağı Stamboll shprehet se Gamma Knife pёrbёn njё standart tё lartё teknologjie nё trajtimin e tumoreve nё tru dhe masave tё enёve tё gjakut nё damarёt e trurit. A mund ta shpjegoni Sistemin Gamma Knife?

Radiokirurgjia Gamma Knife ёshtё metoda qё bёn tё mundur aplikimin e rrezeve me intensitet tё lartё dhe njё herё tё vetme nё zonёn e sёmurё brenda kafkёs sё kokёs. Nё anglisht fjala “ knife” ka kuptimin e “thikёs”, por Gamma Knife nuk ёshtё njё thikё. Nё metodёn Gamma Knife, vendin e bisturisё qё pёrdoret nё operacionet kirurgjikale, e zenё rrezet tё cilat eleminojnё pjesёn e sёmurё nё kokё. Paketat e rrezeve qё dalin nga 201 burime të rrezeve Gamma pёrqёndrohen nё zonёn e sёmurё duke eleminuar problemin dhe njёkohёsisht duke mbrojtur pjesën e shëndetshme të trurit.

Nё cilat lloj tumoresh apo sёmundjesh pёrdoret kjo metodё?

Pёrdoret tek tumoret beninje dhe malinje, çregullime tё enёve të gjakut nё tru, keqformimet e enёve tё gjakut nё tru, dhimbjeve tё fytyrёs dhe nё disa lloje tё epilepsisё. Nё disa raste, aplikohet mbi tumoret dhe nё disa raste tek mbetjet qё rezultojnё pas ndёrhyrjeve kirurgjikale. Qёllimi ёshtё pёr tё penguar rritjen dhe zhvillimin e tumorit dhe zvogёlimin e tij me kalimin e kohёs. Kjo nuk ёshtё kurrёsesi njё ndёrhyrje kirurgjikale. Ndёrkohё qё nё disa raste, qёllimi i aplikimit tё Gamma Knife ёshtё pёr tё shmangur ndёrhyrjen kirurgjikale.

Cili ёshtё ndryshimi i Gamma Knife nё krahasim me metodat e tjera tё radio-kirurgjisё?

Kjo metodё aplikohet vetёm nё tru. Avantazhi mё i madh qё kjo metodё ofron pёr trurin ёshtё se duke mbajtur tё fiksuar dhe tё palёvizur kokёn gjatё seancёs, duke qёnё se edhe burimi i rrezatimit ёshtё konstante, atёherё rreziku i dёmtimit tё indeve tё shёndetshme bie në minimum. Tё dhёnat shkencore tregojnё se kjo metodё, qё ёshtё mё e testuara, ka rezultuar me sukses. Ndёrkohё qё duhet theksuar se Gamma Knife aplikohet vetёm një herё tek njё pacient.

Cili ёshtё avantazhi i Gamma Knife nё krahasim me metodat e tjera?

Gjatё trajtimit me Gamma Knife pacientit i fiksohet koka me ndihmёn e njё kornize. Nga ana tjetёr dhe burimi i rrezeve ёshtё i palёvishёm. Me anё tё kёsaj teknike, pika e targetuar nё brendёsi tё kokёs bombardohet me rreze pa patur asnjё devijim. Ndёrsa nё teknikat e tjera, ku pacienti mund tё lёvizi kokёn, bёhen kontrolle pёr tё parё nёse nevojiten seanca shtesё pёr rrezatimin. Mund tё flitet pёr njё eksperiencё dhe njё specializim qё vjen si rrejdhojё e kёsaj eksperience tё arritur ndёr vite. Qё prej vitit 1968 Gamma Knife ёshtё aplikuar tek mё shumё se 500 mijё pacientё. Ndёrkohё, deri nё ditёt e sotme janё botuar mijëra artikuj dhe studime qё vёrtetojnё efikasitetin e kёsaj teknike.

Si e fiksoni kokёn e pacientit gjatё seancёs?

Pёr tё mbajtur tё palёvizur kokёn e pacientit, vendoset njё kornizë stereotaktike. Meqёnёse nё kёtё korrnizё gjenden age pёr injeksion, bёhet e mundur aplikimi anestezisё lokale. Nё kёtё mёnyrё i sёmuri nuk ndjen dhimbje gjatё trajtimit.

Sa kohё zgjat trajtimi?

Pasi vendoset korrniza pacienti kryen Rezonancёn Manjetike dhe mё pas anxhiografinё. Pasi janё kryer planifikimet e nevojshme fillon trajtimi. Nё varёsi tё gjёndjes sё tё sёmurit kjo seancё mund tё zgjasё nga 15-20 minuta deri nё 2-3 orё. Pacienti mund tё kthehet nё shtёpinё e tij brenda ditёs duke vazhduar jetёn e pёrditshme.

Cili ёshtё historiku i kёsaj metode?

Kjo metodё aplikohet qё prej vitit 1968. Deri nё ditёt e sotme ёshtё aplikuar nё mё shumё se 500 mijё tё sёmurё me anomali tё ndryshme tё trurit.

Kush vendos pёr aplikimin e njё metode tё tillё tek njё pacient?

Pёr tё marrё një vendim, nёse do aplikohet kjo metodё, duhet tё shprehen mjeku meurokirurg dhe mjeku onkolog.

Trajtim nё 2 minuta me RAPIDARC, trajtim “ tre nё njё” me metodёn TRILOGYİLE

Doç. Dr. Meriç Şengöz Ekspert i Onologjisё sё Rrezatimit nё Spitalin Acıbadem Kozyatağı, Stamboll shprehet se “Rapidarc”, e cila ёshtё metoda qё nё vend tё rrezatimit tё njё zone tё caktuar, krijon njё unazё pёrreth pacientit, kryesisht pёrdoret tek tumoret e vendosura nё thellësi, ose tumore qё janё tё rrethuara apo ndodhen afёr organeve tё ndryshme tё trupit. Doç. Dr. Şengöz, shton se “Trilogy” pёrbёn infrastrukturёn e metodёs Rapidarc

Çfarë është sistemi Rapidarc teknolojisini anlatır mısınız?

Ёshtё njё sistem qё shёrben pёr tё shkurtuar kohёn e trajtimit deri nё 2-4 minuta dhe rregullimin e dozёs duke pёrdorur pamje tre dimensionale, ndёrkohё qё me anё tё metodave (Intensity Modulated Radio Therapy) dhe IGRT (Image Guided Radio Therapy) mundёsohet pёrshtatja e dozёs dhe qёllimit. Me anё tё kёsaj metode, emri i tё cilёs pёrbёhet nga bashkimi i fjalёve nё anglisht “Rapid” (shpejtёsi) dhe “arc” (sustё), krijohet njё unzaё rreth pacientit duke goditur me rreze zonёn e sёmurё.

Nё cilat lloj tumoresh apo sёmundjesh pёrdoret kjo metodё?

Aplikohet nё çdo lloj tumor qё ndodhet ne trup dhe bombardon me rreze, jo vetёm njё pikё, por njё zonё mё tё gjёrё. Duke qёnё njё metodё e shpejtё dhe nё formё suste, nё disa zona mund tё planifikohet mё mirё. Rapidarc mund tё jetё njё zgjedhje nё varёsi tё vendndodhjes sё tumorit dhe shtresave rreth tij. Nё tumoret e rrumbullakta, tumoret qё kanё nё afёrsi tё tyre organe tё tjera, kjo metodё jep rezultate mё efikase.

Cili ёshtё ndryshimi nga metodat e tjera tё radio-kirurgjisё?

Me kёtё aparat kemi shansin qё tё marrim pamje tredimensionale. Dy krahё robotikё bёjnё njё rrotullim rreth pacientit dhe marrin pamje nga kënde të ndryshme 90 gradё. Kur bashkohen kёto pamje, del nё pah tomografia tre dimensionale e zonёs sё sёmurё. Kjo na mundëson tё shohim pamjen tre dimensionale tё zonёs duke na treguar pozicionin e organeve, strukturёn e kockave. Para se tё japim startin pёr seancёn e trajtimit, ne bashkojmё pamjet e marra mё parё nga pacienti me ato qw janё pёrftuar nga krahёt robotikё dhe shohim nёse ka ndonjё zhvendosje apo jo. Fakti qё nuk ka zhvendosje nё pamjet e përfituara ёshtё i rёndёsishёm qё rrezet tё pёrcaktojnё qartё targetin. Nёse ekziston ndonjё zhvendosje, nё pak sekonda kjo rregullohet dhe bёhet e mundur qё rrezet tё përqendrohen nё zonёn e kёrkuar.

A mund të na e shpjegoni metodёn?

Nё vend qё tё dёrgohen rrezet vetёm nё njё vend, duke bёrё njё rrotullim rreth pacientit krijohet njё sipërfaqe. Rrezet e lёshuar nё dozё tё ulёt nga shumё drejtime grumbullohen nё zonёn e pёrcaktuar. Nё tumoret e rrumbullakëta dhe tumoret qё kanё nё afёrsi tё tyre organe tё tjera kjo lloj radioterapie zgjat disa minuta.

Sa ёshtё koha e trajtimit?

Koha e përllogaritur, nga momenti qё i sёmuri vjen nё spital, bёhet gati e deri nё momentin e veshjes pas trajtimit, ёshtё afërsisht 10 minuta. Nё fakt, koha e trajtimit nё kёtё sistem konsiderohet e gjatё, sepse ekziston mё shumё se njё metodё trajtimi me kohё tё shkurtёr. Ky fakt ka avantazhet e veta, pasi nё kёtё mёnyrё zgjidhet problemi i aplikimit tё njё doze tё lartё nё njё herё tё vetme. Tumori nё kёtё mёnyrё eleminohet pak nga pak çdo ditё, duke ulur rezistencёn e qelizave dhe nё kёtё mёnyrё rrisim dhe tolerancёn e shtresave rreth zonёs.

Kush vendos pёr aplikimin e njё metode tё tillё tek njё pacient?

Mjekёt e Onkologjisё tё rrezatimit duke analizuar tё dhёnat e shkuara tё pacientit pёr tё vlerёsuar gjendjen e tij. Pasi ka komunikuar me pacientin, pasi ka vlerёsuar pritshmёritё dhe nevojat e tij dhe pasi ёshtё konsultuar me kirurgun dhe specialistё tё degёve tё ndryshme dhe duke vlerёsuar tё gjitha tё dhёnat nё bazё tё literaturёs vendos pёr trajtimin.

Cili ёshtё ndryshimi i Trilogy ?

“Trilogy”, ёshtё infrastruktura e teknikёs “Rapidarc”. Duke shtuar njё program nё teknologjinё e metodёs “Trilogy” ajo kryen funksionin e Rapidarc. İmagjinoni njё aparaturё tё zhveshur, pa aksesorё dhe ju bёni disa shtesa mbi atё. Kёshtu mund tё thuhet se faza deri te Rapidarc tregon pikёrisht njё makineri tё zhveshur. Duke shtuar krahё katërshë kjo teknologji bёhet IGRT dhe nёse kёsaj i shtoni dhe njё programim ajo kthehet nё Rapidarc. Trilogy ka kuptimin “ tre nё njё”. Njё element i tyre janё trajtimet Streottaktik. Aplikohet radio-kirurgji nё zonat delikate njёsoj si trajtimi me Gamma Knife dhe CyberKnife. Duhet thёnё se ky trajtim ёshtё i mundur edhe me Trilogy, me kusht qё tё shtohen aksesorё tё veçantё.

NOA

KOMENTE
  • Anizel16:20 - 28 Shtator 2011
    ...Joana duhet te bëni një EKO-gjiri
  • Jona Osmani15:36 - 28 Shtator 2011
    jam ne moshen 20 vjecare aktualisht.
  • Jona Osmani15:34 - 28 Shtator 2011
    ju lutem doja te dija dicka rreth kancerit me sakte tju pyesja qe ne moshe te vogel thitha e gjirit tim esht e ndare ne 2 pjese ne momentin qe zgjvishem ajo me del komplet e nuk shuhqn keto dy pjese do doja te dija nese kam te beje me kancer te gjirit persa i perket ndonje gunge ose mase ose rrjedhje skam pasur ju lutem pres pergjigje me respekt jona osmani