Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gafa në TVSH, lajmet jepen me zërin e një TV serb
English

Gafa në TVSH, lajmet jepen me zërin e një TV serb

Tiranë, 1 Prill 2011 NOA – Edicioni i lajmeve në televizionin shtetëror (TVSH), nisi dhe përfundoi duke u ndërprerë nga mesi, i shoqëruar gjithë kohës nga audio serbe.

Gafa ndodhi në orët e para të 1 prillit pikë2risht në orën 02.00 kur TVSH transmetoi edicionin informativ të natës.

Ndërsa pritej që të jepeshin normalisht lajmet, për më tepër ato ishin të regjistruara që në orën 22.30 dhe po ritransmetoheshin, shikuesit janë shtangur kur që në siglën e lajmeve dhe në vijim në prezantimin e titujve kryesorë, në sfond audio ishte në serbisht.

Në fakt kjo vazhdoi gjatë gjithë kohës. Pas prezantimit të titujve kryesorë, Leon Mekshi prezantoi lajmin e parë, atë të kryeministrit që lajmëroi shpërblim për kombëtaren.

Koincidenca ishte se edhe audio serbe po ashtu transmetonte edicion lajmesh, por “për llogari” të TVSH.

Ndërsa në pamjet shfaqej kryeministri teksa shpallte vendimin për kuqezinjtë, zëri i spikerit serb raportonte për zhvillimet në Serbi dhe pasqyronte politikën e Beogradit.

Lajmi i dytë kishte sërish në qendër kryeministrin, me vendimin për të hequr tarifën doganore për biznesin fason, por në sfond dëgjohej sërish spikeri serb që raportonte për Gedafin dhe sulmet e aleatëve ndaj tij.

Lajmi i tretë kishte sërish një vendim qeverie atë për marrëveshjen që i hap rrugë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Ndërsa spikeri Leon Menkshi raportonte mbi mbledhjen dhe kronika jepte herë citime nga Berisha dhe herë pamje të filmuara me helikopter në rrugën aktuale, në sfond spikeri serb përshkruante si Gedafi po reagon fuqishëm kundër aleatëve perëndimorë që sipas tij e kanë pushtuar Libinë.

U desh të kalonin afro 15 minuta që lajmet anormale të ndërpriteshin dhe teknika e TVSh futi një seri spotesh promocionale të programeve të saj, këtë radhë të sintonizuara figura me zërin.

e.t/NOA

KOMENTE