Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Heronjtë e Fukushimës: Jemi gati të vdesim
English

Heronjtë e Fukushimës: Jemi gati të vdesim

Japoni, 1 prill, NOA - Skuadra prej 50 teknikësh që po punon për shuarjen e flakëve në centralin atomik Fukushima në Japoni mund të vdesë nga rrezatimi. 50 punëtorët kanë qëndruar në afërsi të centralit që nga data 11 mars, ditën kur ndodhi dhe tërmeti.

Nëna e njëri prej tyre tha për mediat se kishte folur me djalin e saj, i cili kish thënë “se të gjithë kanë rënë dakord që nëse është e nevojshme do të vdesin”.

Qeveria Japoneze u ka ndaluar komunikimin 50 punëtorëve me familjarët për të mos krijuar panik në popull. Kompania që merret më mbarëvajtjen e centralit ka konfirmuar se vetëm 3 prej punëtorëve kanë shfaqur shenja të rënda sëmundje.

Ndërkohë që nëna e një prej tyre ka konfirmuar se djali i saj ka pasur shenja rrezatimi shumë të rënda.

Ndërkohë që mjekët mendojnë se edhe nëse ata arrijnë të shpëtojnë gjatë kësaj kohe, problemet do t’u shfaqen gjatë viteve në vijnë. Ata rrezikohen nga sëmundje kancerogjene.

a.k/NOA

KOMENTE