Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kantriman: Dështimi i zgjedhjeve rrezikon integrimin e vendit
English

Kantriman: Dështimi i zgjedhjeve rrezikon integrimin e vendit

Tiranë, 1 prill 2011, NOA-(Update) Në vijim të fjalës së tij i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Tomas Kantriman tha se nevojitet dialogu dhe transparenca mes palëve.

Sipas tij partitë politike duhet ta zhvillojnë sa më shpejt dialogun mes tyre, pasi vetëm kështu tij nuk do të rrezikojnë zgjedhjet.

Kantriman shtoi se dështimi i këtyre zgjedhjeve është rrezik për vendin, dhe se ndërkombëtarët nuk e duam këtë, pasi ata presim që Shqipëria të ecë përpara, pasi sipas tij kriza politike po i pengon reformat në vend.

“E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Kjo është sfida më e madhe me të cilën përballen shqiptarët. Procesi i anëtarësimit në BE mund të përshpejtohet ose të ngadalësohet në varësi të dialogut politik dhe nga mbarëvajtja e zgjedhjeve të 8 Majit”, u shpreh Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën, Tomas Kantriman.

Ndër të tjera ai shtoi se pavarësia e institucioneve është një tjetër çështje kyçe për Shqipërinë, dhe sipas tij, nëse ndiqen këto rekomandime, atëherë rruga e Shqipërisë drejt integrimit për në Bashkimin Europian nuk do të ketë pengesa.

Ai shtoi gjithashtu se e ardhmja e vendit paraqitet e mirë dhe se është optimist për të, por duhet bashkëpunim nga politika.

a.y/NOA

KOMENTE