English

Kantriman: Vonë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por jo për dialogun politik

Tiranë, 1 prill 2011, NOA- Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën Tomas Kantriman, dekaroi se nga zgjedhjet e 8 majit do të varet integrimi, por sipas tij tashmë është vonë për ndryshime në Kodin Zgjedhor, por jo për dialogun politik.

Sipas tij suksesi i zgjedhjeve do të ndikojë në përshpejtimin ose në ngadalësimin e zgjedhjeve dhe ne duam përshpejtim të tij.

“Këto zgjedhje nuk u përkasin partive por i përkasin qytetarëve shqiptar, dhe shqiptarët duhet të shkojnë të votojnë dhe të insistojnë për një fushatë të pastër zgjedhore.

Ata duhet të insistojnë që partitë të ndjekin një mekanizëm të pastër për këto zgjedhje.

SHBA vazhdojnë të insistojnë për respektimin e institucioneve të pavarura, dhe kjo përfshin edhe institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh Kantriman.

Ndër të tjera ai shtoi se në takimin me zotin Ristani, i rekomandoi që KQZ duhet të jetë objektive në vendimet që duhet të marrë, pasi ajo ka mbështetjen e OSBE-së dhe të SHBA-së.

(vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE