Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Naço: Qeveria shqiptare, garantuese e sigurisë së konsumatorit
English

Naço: Qeveria shqiptare, garantuese e sigurisë së konsumatorit

Tiranë, 1 prill 2011, NOA- Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Nasip Naço, gjatë ditës së sotme mori pjesë në konferencën e projektit të BE “Forcimi i Infrastrukturës Kombëtare të Metrologjisë dhe arritja e Njohjes Ndërkombëtare”.

Gjatë fjalës së tij ministri Naço tha se, një ndër objektivat strategjikë të qeverisë shqiptare mbetet sigurimi dhe arritja e standardeve europiane në funksionimin e tregjeve, në garantimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve, si dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe konsumatorit.

Ndër të tjera kreu i METE deklaroi se, Projekti i BE-së është shembulli më i mirë i mbështetjes së vazhdueshme që Bashkimi Europian i jep Shqipërisë, në përballimin e sfidave të integrimit europian dhe në zbatimin e reformave të nevojshme për përmbushjen e kërkesave të BE.

Sipas tij, për të qenë të suksesshëm në tregtinë ndërkombëtare është e nevojshme që të gjithë partnerët të operojnë me rregulla, organizim dhe praktika të qarta e të pajtueshme ndërmjet tyre.

Synimi i kësaj konference mësohet të jetë kontributi në reduktimin e barrierave teknike të tregut si dhe për të lehtësuar integrimin e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar, përmes rritjes së cilësisë së produkteve të prodhuara në Shqipërisë, duke rritur kapacitetet e eksporteve të tyre.

Në këtë konferencë e cila u zhvillua nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit, në bashkëpunim me delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi.

Në fjalën e tij ambasadori Sequi theksoi rëndësinë që ka Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit, në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit.

Më tej ai theksoi se Bashkimi Europian po ndihmon Shqipërinë me këtë projekt, që ketë më shumë akses në tregjet europiane dhe të sigurojë që konsumatorët do të garantohen në të drejtën e tyre. Ambasadori i BE-së theksoi se, me anë të projektit do të jepen 1 milionë Euro për qeverinë shqiptare.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i DPMK, Gledion Rehovica, u shpreh se ky institucion do të vazhdojë të përmbushë qëllimet dhe objektivat e tij, në mbrojtjen e konsumatorëve dhe të drejtave të tyre.

a.y/NOA

KOMENTE