Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakti për zgjedhjet, firmosin vetëm partitë e mazhorancës
English

Pakti për zgjedhjet, firmosin vetëm partitë e mazhorancës

Tiranë, 1 prill, NOA – Marrëveshja për zgjedhjet e 8 majit është firmosur vetëm nga partitë që janë pjesë e koalicionit qeveritar. Kryetari i Partisë Bashkimi për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Astrit Pazoti, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama dhe Nënkryetari i Partisë Republikane Arian Madhi kanë firmosur sot paktin për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë që Partia Socialiste nuk ka pranuar të jetë pjesë e marrëveshjes, pasi në të nuk është pasqyruar kërkesa për hetimin e zgjedhjeve pas zhvillimit të tyre.

Në takim nuk ka qenë i pranishëm kreu u deputetëve të PS-së, Gramoz Ruçi. Forca më e madhe në opozitë u përfaqësua në këtë takim nga deputeti Damian Gjiknuri.

Në takim nuk ka qenë as Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

a.k./NOA

KOMENTE