Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 1 prill 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 1 prill 2011

Tiranë, 1 prill NOA – EDICIONI I PARË- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e PREMTE, 1 prill 2011. Informacioni në këtë rubrikë është i programuar në dy edicione. Edicioni i dytë do të publikohet në orët në vijim.

Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al

E përditshmja “Mapo” ka si argument kryesor; “Nafta virgine, Fisheku: Bosi i Euroil më ka 1 miliard lekë borxh”, i cili flet për kontrabandën e naftës dhe rrëfimin e një prej të akuzuarve kryesor të tregtimit të këtij karburanti.

Një tjetër artikull kryesor në këtë gazetë është dhe ai me titull; “Berisha: Fushatë për qytetarin, do të marrim mbi 55 për qind të votave”, i cili pasqyron intervistën e dhënë dje nga kryeministri Sali Berisha në emisionin “Opinion”.

Gazeta “Standard” ka si argument kryesor; “Rama miliona euro borxh për projekte fantazmë në Tiranë”, i cili flet për projektet e bashkisë dhe mungesën e realizimit të tyre.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë: “Berisha: Pse vendosa të kandidojë Bashën”, “Bode akuza Rramës: Vodhi fondet për ujë të pijshëm”, “Godo: Majft më me Ramën, është koha e Lulzim Basha”

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor “Berisha: Tirana, ku dallon Basha nga Rama”, i cili pasqyron intervistën e dhënë dje nga kreu i qeverisë në emisionin “Opinion”.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Godo: Mjaft me Ramën, është koha e Luzlim Basha”, “Ahmetaj: Berisha do blejë votat me para flase”, “Lojtarët e kombëtares shpërblehen me 10 mijë euro”, “Leku, monedha që sfidoi krizën”, “OSBE: 8 maji shumë afër, Kodi s’mund të ndryshohet”.

E përditshmja “Metropol” ka si kryeartikull “Taksat e shitjes së makinës, kërkohet heqja e plotë”, i cili flet për një projekt të ri të strukturave të qeverisë për eliminimin e taksave për automjetet.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Berisha: Basha realizoi NATO, vizat dhe Rrugën e Kombit”, “Qeveria miratohen heqjen e taksës për industrinë fasone”, “Rama firmos marrëveshjen me Dulen, paqe me PBDNJ-në”.

E përditshmja “Ballkan” hapet me titullin “Berisha: Edhe nëse humbas s’ka zgjedhje të parakohshme”, i cili pasqyron deklaratat e kreut të qeverisë për zgjedhjet e parakohshme.

Disa nga titujt tjerë të kësaj gazete janë; “Ruçi: Kryeministri priste që Rama t’i falte Tiranën, rikandimi ishte zgjedhja më e mirë”, “Godo: Partitë po dëmtojnë vendin, në 20 vite s’kanë njohur rezultatin e zgjedhjeve”, “Ministria e Arsimit: Gjuha rome në shkolla”.

E përditshmja, “Republika”, “E vetmja rrugë tek grekët, përçarje në bazën e PS për marrëveshjen me PBDNJ”, i cili flet për reagimet që ka sjellë në bazën e PS-së marrëveshja mes PS dhe partisë së minoritetit.

Disa nga titujt e tjerë të faqes së parë të kësaj gazete janë; “Gazeta austriake përgënjeshtron akuzat e opozitës për Parlamentin”, “Facebook, ndizet beteja Rama – Basha”, “Godo: Tirana ka nevojë për ajër tjetër”.

a.k/NOA

KOMENTE