English

Sulm terrorist në stadiumin e Dortmundit, policia e parandalon në kohë

Dortmund, 1 prill, NOA – Policia gjermane ka arritur që të shmangë atë që e ka cilësuar si përgatitje të një sulmi terrorist në stadiumin e Dortmundit.

Siç ajo ka bërë me dije, gjithçka ishte parashikuar të ndodhte në ndeshjen e nesërme mes ekipit vendas të Borussias dhe atij të Hannoverit.

Kanë qenë shërbimet sekrete ato që zbuluan në kohë informacionin se një i ri 25-vjeçar do të kryente atentatin, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi, iu gjetën tre pako me eksplozivë dhe tre bomba.

Ndërkaq, siç raporton paraprakisht policia gjermane, nuk ka ende të dhëna që të tregojnë se i dyshuari ka lidhje me rrjete terroriste apo ndonjë organizatë islamike.

n.e/NOA

KOMENTE