Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tahiri: Pse Luli nuk njeh Tiranën (VIDEO)
English

Tahiri: Pse Luli nuk njeh Tiranën (VIDEO)

Tiranë, 1 Prill 2011 NOA/ Ervin Tirana – Është e dyta herë që vijmë protestojmë këtu para njësisë bashkiake numër 6 për të kërkuar një të drejtë minimale të çdo qytetari që ka të drejtën kushtetuese për të votuar.

Këtë fakt vuri në dukje sot Tahiri para mediave dhe zyrave të gjendjes civile duke theksuar se kjo është e drejta për t’u njohur me listat e votuesve.

Jo vetëm kaq por edhe të parandalojmë çdo manipulim të mundshëm nëpërmjet mercenarëve elektoralë që Saliu dhe Luli i Saliut mundohen të fusin në lista duke transportuar njerëz vetëm për votim.

[media id=275 width=600 height=400]

Ne do ta vazhdojmë këtë betejë deri në momentin kur kjo e drejtë kushtetuese të përmbushet nga autoritetet, të përmbushet nga Saliu, nga Luli i Saliut dhe nga autoritet e njësisë bashkiake.

Nuk do ndalojmë deri kur e drejta jonë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të garantuar votën e qytetarëve, ne do të jemi këtu dhe do të protestojmë.

Unë sapo i dorëzova edhe një shkresë zyrtare zonjës së minibashkisë, kandidates së Ilirit dhe Saliut.

Kemi dorëzuar shkresa çdo ditë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, por do protestojmë me qytetarët deri kur e drejta jonë të përmbushet.

Disa banorë më thanë që Saliu kishte urdhëruar Lulin të dukej këtej dhe të dilte të njihte kombinatin. Dhe në fakt bën mirë që del ta shohë kombinatin edhe kandidati i Saliut, se nuk e njeh as kombinatin dhe as Tiranën. Unë do ju bëja thirrje juve ta ndihmojmë kandidatin e Saliut që ta njohë Tiranën. Ta ndihmojmë ta njohë Tiranën sepse Tirana siç e gjithë Shqipëria nuk mund të njihet as nga makina nga makina luksoze, as nga shtëpia luksoze dhe as nga zyra luksoze e kandidatit të Saliut. Po ky kandidat i Saliut, ju e mbani mend të gjithë është po i njëjti, ai që i shpëtoi gjykimit të sistemit gjyqësor kur e morën të pandehur për atë që bëri në rrugën Durrës-Kukës. Dhe kur shqiptarët e thjeshtë jetojnë me ndihmë ekonomike që shkon në muaj 38 mijë lekë të vjetra Luli i Saliut bashkë me Saliun zbatonte urdhrat për të fituar mbi 200 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës. Apo kur shiti detin kur ishte Ministër i Jashtëm. Apo tani që ishte Ministër i Brendshëm dhe la në bulevard katër protestues të pafajshëm të vrarë vetëm se protestonin kundër Saliut. Pra ky Luli i Saliut është vetëm shërbëtori më i devotshëm që verbërisht zbaton urdhrat e Saliut. Me kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës do vetëm t’i hapë rrugën Saliut për të uzurpuar edhe bashkinë.

Ndaj rruga e vetme është rruga e qytetarëve, është rruga jonë, është rruga e Partisë Socialiste. Rruga e Edi Ramës dhe rruga e çdo qytetari të ndershëm në këtë vend.

e.t/NOA

KOMENTE