English

Tenton të vrasë veten 43-vjeçari, në gjendje të rëndë në spital

Korçë, 1 prill, NOA – Një 43-vjeçar ka tentuar të vrasë veten gjatë ditës së sotme duke marrë një sasi të madhe ilaçesh. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personi që ka tentuar vetëvrasjen është Z. Cenolli banues në lagjen Nr.14 në Korçë.

Cenolli është gjetur në rrugë, në afërsi të vendit të quajtur “Shetro” në qytetin e Korçës nga kalimtarët e rastit.

Rreth orës 11:00 ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës ku i është dhënë dhe ndihma e nevojshme. Sipas mjekëve të spitalit, Cenolli është në gjendje të rëndë, pasi doza e ilaçeve ka qenë mjaft e madhe.

Sipas policisë, nga ekzaminimi paraprak, mjekët konstatuan se bëhet fjalë për një vetëhelmim.

Policia ka ngritur një grup hetimor për këtë rast po kryhen te gjitha veprimet e para për të zbardhur motivet vetëvrasjes.

a.k.NOA

KOMENTE