English

UEFA pezullon Bosnjën, shtohen shanset e Shqipërisë për në “Euro 2010”

Gjenevë, 1 prill, NOA – UEFA ka marrë sot vendimin e pezullimit të përkohshëm të ekipit të Bosnjë-Hercegovinës nga kuadri i ndeshjeve evropiane.

Vendim ky i cili në njëfarë mënyre, rrit edhe më tepër shanset e ekipit të Shqipërisë për të marrë pjesë në kampionatin evropian të futbollit “Euro 2012”.

Sipas rregullores së UEFA-s, i bie tashmë që pikët e ndeshjeve ku ka marrë pjesë kjo përfaqësuese të hiqen.

Saktësisht, UEFA, ka pohuar se ndeshjet e Bosnjë-Hercegovinës, nuk do të merren fare parasysh dhe se ai, nuk do të ketë më të drejta për të marrë pjesë në evente të rëndësishme evropiane, nëse nuk plotëson sa më parë kushtet.

Pezullimi mbërrin sot në mënyrë automatike, pasi Federata Boshnjako-Hercegovinase hodhi poshtë me shumicë votash statutin e detyrueshëm të FIFA-s.

Kjo do të thotë se që nga dita e sotme, as Federata dhe as ekipi përfaqësues nuk do të mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet futbollistik zyrtar.

n.e/NOA

KOMENTE