Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urgjent - Berisha dhe Rama firmosin: Fund krizës politike, pa ndërmjetësim ndërkombëtar
English

Urgjent - Berisha dhe Rama firmosin: Fund krizës politike, pa ndërmjetësim ndërkombëtar

Tiranë, 1 Prill 2011 NOA – Ka ndodhur ajo që nga pakkush pritej dhe besoje se mund të bëhej edhe pse në botën e qytetëruar që na rrethon njihet si parim bazë demokracie: Sali Berisha dhe Edi Rama kanë firmosur një marrëveshje historike për t’i dhënë fund krizës politike të tejzgjatur.

Ndërsa sot pritej që të vazhdonte kaluari i bisedimeve që u shtynë disa herë mes Patozit dhe Ruçit e përpos tyre disa partive të vogla, satelite të të dy krahëve politikë kryesorë, kryeministri i vendit dhe kryetari i bashkisë më të madhe në vend, kanë vendosur t’i japin fund krizës politike.

Ata janë takuar në sallën e konferencave në Pallatin e Kongreseve dhe publikisht, në prani të kamerave dhe gazetarëve që u thirrën me urgjencë, vendosën të firmosin marrëveshjen.

Menjëherë pas nënshkrimit, si Berisha dhe Rama, kanë folur thuajse njëzëri dhe në një linjë për gazetarët. Ata janë shprehur në union se këtë radhë e kishin konsideruar nënshkrimin e një marrëveshjeje të shumëdëshiruar, duke u nisur dhe nga vendimi që të mos presin më që ndërkombëtarët të negociojnë pafundësisht për ne shqiptarët.

Marrëveshja në pikat e saj ka si më kryesoret, arritjen e një kompromisi PD-PS për të zhvilluar zgjedhje lokale që do t’i paraprijnë toneve të qeta dhe korrektesës maksimale si në raport me zgjedhësit ashtu dhe me transparencën e procesit para dhe paszgjedhor.

Një tjetër pikë e marrëveshjes është ajo e reformës politike dhe ligjore. Berisha dhe Rama u angazhuan që menjëherë në Parlament të nisë shqyrtimin dhe votimi i ligjeve dhe paketave ligjore të bllokuara prej vitesh dhe që janë bërë gangrenë serioze në kuadrin e përpjekjeve për integrim.

Dhe, duke qenë se jemi bërë gazi i botës tërë këto kohë para ndërkombëtarëve duke mos iu ndarë mollës së sherrit, dy liderët politikë vendosën t’i drejtohen me një memorandum selive diplomatike ndërkombëtare në Tiranë, BE dhe SHBA, duke i informuar zyrtarisht me arritjen e paqes mes tyre dhe angazhimit të përshpejtuar për reformat integruese.

Marrëveshja ka si pikë të saj edhe atë të ndarjes së pushteteve. Që të dy patën kurajën që të firmosin për dorëheqje të parevokueshme duke i qëndruar ca kohë larg politikës, në rast se humbasin, Rama në zgjedhjet vendore dhe Berisha në ato të përgjithshme të 2013-ës.

***

Të nderuar lexues!

Ndoshta u zgjatëm shumë me këtë shaka të 1 prillit, e njohur kudo si Dita e Gënjeshtrave. Por vërtet që na pëlqeu shumë të besonin se është e vërtetë.

Fundja ato që u thanë më sipër, asgjë të jashtëzakonshme nuk kanë.

Mundësia për t’i realizuar, vërtet e madhe, mjafton që dëshira dhe vullneti i dy palëve të mos jetë aq shumë i vogël.

Çdo 1 prill, ne kemi raportuar një lajm që do të donim të ndodhte dhe ndonëse me shaka, mesazhi që jepet është pse jo, në apel për ata që bëjnë politikën në emrin tonë: Pse jo si më 1 prill?!

KOMENTE