Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AKR, pranë shkëputjes së koalicionit me PDK
English

AKR, pranë shkëputjes së koalicionit me PDK

Prishtinë, 2 prill, NOA - Aleanca Kosova e Re (AKR) mbrëmë pas mesnate nëpërmjet një komunikate paralajmëroi largimin e mundshëm nga koalicioni qeveritar me PDK-në.

AKR, gjatë orëve të vona të mbrëmjes, pas konsultave te shumta brenda partisë si dhe me partnerët e Koalicionit për Kosovë të Re, ka shqyrtuar hollësisht mundësinë e shkëputjes së Koalicionit Qeverisës me PDK-në. Zyrtarë të lartë të AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re, njëzëri janë pajtuar për të shqyrtuar seriozisht mundësinë e shkëputjes se menjëhershme të Koalicionit Qeverisës.

Qëndrimi për shkëputje të koalicionit qeverisës vjen si pasoj e zhvillimeve të fundit politike në vend”, thuhet në njoftimin urgjent të kësaj partie, e cila tërheq vërejtjen se shkëputja e koalicionit ndodhë për shkak të mospërmbushjes në tërësi të kontratës së bashkëqeverisjes.

Sipas kësaj partie, gjatë ditës pritet takimi i kryesisë së AKR-së me partitë e vogla të Koalicionit për Kosovën e Re, ku bëjnë pjesë PSDK e Agim Çekut dhe PD e Ferid Aganit, që janë vendimtar për braktisjen e koalicionit. AKR paralajmëron se pas këtij takimi do të merret edhe qëndrimi final për qëndrimin ose jo brenda koalicionit me PDK-në, por vendimtar do të jetë qëndrimi i Partisë së Drejtësisë që ka tre deputetë. Prishja e koalicionit do të ndodhë, për shkak të mungesës së harmonizimit të qëndrimeve brenda PDK-së për të mbështetur për herë të dytë në Parlamentin rikandidimin e Behgjet Pacollit.

NOA-INA

KOMENTE