Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Betejat për qytetarin, betejat e vetme të kryebashkiakut të ardhshëm
English

Basha: Betejat për qytetarin, betejat e vetme të kryebashkiakut të ardhshëm

Tiranë, 2 prill 2011, NOA – Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha i bëri thirrje elektoratit të kryqytetit Tiranës t’i bashkohet vizionit të tij për një Tiranë evropiane. Basha duke folur për betejën e tij elektorale për postin e kryeqeveritarit të Tiranës theksoi se ai do të punojë për t’i dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve e për t’u dhënë hov shpresave për një Tiranë evropiane. “Betejat tona nuk mund të jenë betejat e përditshme të mllefeve politike, por betejat për qytetarin, me përmirësimin e ambjenteve, taksave, etj. Këto do të jenë betejat e vetme të Lulzim Bashës si kryebashkiak i ardhshëm”, apeloi kandidati për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, gjatë përshëndetjes së tij në çeljen e fushatës së partisë së çamëve PDIU.

Basha i bëri thirrje banorëve të kryeqytetit që t’i bashkohen vizionit të tij për t’i dhënë epokës së re forcën për një të ardhme më të mirë, me projektet e mëdha të programit të tij që do ta shndërrojnë Tiranën në një qytet evropian.

“Ka ardhur koha që përveç projekteve të mëdha, interesat e qytetarit t’i kthejmë në busullën e vetme të orientimit tonë. Unë di dhe dua të punoj për këtë Tiranë”, deklaroi Basha.

Ai vërejti se problemet e Tiranës janë të shumta dhe të mëdha, ndotja është e prekshme ngado, taksat bashkiake shumë të larta dhe korrupsioni i përhapur.

Basha nënvizoi se një situatë e tillë kërkon angazhim të pandërprerë, ndërkohë që argumentoi se lufta e egër politike nuk zgjidh asnjë nga këto projekte për zhvillimin e Tiranës.

“Kjo është dhe arsyeja pse jam në këtë garë, sepse e dua këtë qytet me zemër dhe kam një projekt serioz për këtë qytet”, deklaroi Basha.

Duke folur për komunitetin çam ai tha se ky komunitet mbetet një aset i paçmuar i progresit.

“Dua t’ju them se vij para jush me respektin më të madh, sepse duke ju respektuar ju dhe sakrificën tuaj, unë respektoj veprën e çdo shqiptari. Jam sonte para jush si zgjedhja juaj për kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës”, u shpreh kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës.

Sipas tij një tjetër problem i lënë në harresë për një kohë të gjatë është çështja e qytetarit, e vizionit për të ardhmen, vizione që sikundër deklaroi Basha, mazhoranca dhe koalicioni i saj ia ofron në mënyrë konkrete qytetarëve të Tiranës.

“Tirana jonë dhe njerëzit e saj, komuniteti çam mbeten një asset i paçmuar i progresit. Nuk na besuan kur thamë se do të bëjmë të mundur heqjen e vizave. Sot anëtarët e komunitetit çam janë të lirë të vizitojnë pronat e tyre, trojet e tyre”, shtoi gjatë fjalës së tij kandidati për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha.

mit/NOA

KOMENTE