Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkohuni me mua, kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës
English

Bashkohuni me mua, kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës

Tiranë, 2 prill 2011, NOA – ...Vetëm një projekt konkret serioz, vetëm një impenjim i vazhdueshëm për qytetin dhe qytetarët do të mund të sjellin ndryshimin për ta bërë Tiranën një qytet modern europian. Kjo është edhe arsyeja pse unë jam në këtë garë, sepse e dua këtë qytet me zemër, dhe sepse kam një plan serioz për zhvillimin e tij...

Nga Lulzim Basha

Të nderuar anëtarë të partisë PDIU mbështetës së çështjes çame, kësaj çështjeje themelore të të drejtave të njeriut, që mund, duhet dhe do të zgjidhet në bazë të konventave ndërkombëtare.

Ju falenderoj nga zemra për ftesën, në këtë hapje të mrekullueshme të fushatës për 8 majin të partisë më të re, të kësaj force të fuqishme të koalicionit, dhe dua t’ju them se vij para jush me gëzimin më të madh me nderimin dhe respektin më të madh për ju, sepse duke ju respektuar ju, duke ju respektuar, sakrificën tuaj, nëna dhe baballarë, gjyshe e gjyshër çamë unë respektoj nderoj veprën e gjyshërve të mi, veprën e çdo shqiptari. Por, jam sonte këtu para jush edhe si zgjedhja juaj, si kandidati juaj për kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës. Dhe sonte dua t’ju them se një nga çështjet më të rëndësishme që është lënë pas dore për kohë të gjatë është çështja e qytetarit, hallet e problemet e tij, është çështja e vizionit të politikës, jo për luftë jo për beteja por për të ofruar zgjidhje konkrete, vizione dhe projekte që ne sot ia ofrojmë në mënyrë konkrete qytetarit të Tiranës. Po kështu ia ofrojmë këto banorëve të Kukësit e Sarandës, të Ndroqit e të Durrësit kudo, ku problemet e qytetarëve janë dhe vihen në rend të parë.

Tirana jonë, kryeqyteti ynë dhe njerëzit e saj ku komuniteti i çmuar çam ka qenë dhe mbetet një aset i pazëvëndësueshëm i progresit përballet sot me probleme reale, e të përditshme.

Më bëri shumë përshtypje ajo që sapo tha z. Muhedini, që sot nuk jemi këtu si labë apo camë, si tiranas apo kuksianë, si mirditore apo korçarë.

Do të shtoja se ne gjithashtu nuk jemi këtu sot, si të majtë apo të djathtë, si të qendrës apo ekstremistë, jemi të gjithë qytetarë të Tiranës, që duam të punojmë për t’i dhënë zgjidhje problemeve tona. Prandaj nuk vij sonte këtu për t’ju kërkuar ju, forcë e re dhe e fuqishme e “Aleancës për Qytetarin” t’i futemi një beteje politike, jo. Vij për të përsëritur thirrjen time, ejani të bashkohemi për t’i dhënë krah shpresave tona, për një Tiranë moderne, europiane, sepse beteja, betejat tona nuk mund të jenë betejat e përditshme të mllefit politik, ato duhet të jenë betejat e përditshme të qytetarit, betejat që kanë të bëjnë me punësimin, me çmimet, uljen e taksave, përmirësimin e lagjeve dhe të ambjenteve ku jetojmë dhe kalojmë shumicën e kohës tonë.

Këto janë betejat dhe sfidat e çdo qytetari, këto do të jenë betejat e vetme të Lulzim Bashës si kryebashkiaku i juaj i ardhshëm.

Jetojmë në një epokë të re, kjo është një epokë e re. Një epokë e re në të cilën shumë gjëra bëhen që më përpara quheshin të pabesueshme. Na thanë që janë të pabesueshme, na thanë që nuk mund dhe nuk do të ndërtohet rruga e kombit dhe ata që e thanë këtë gënjeshtër ditë për ditë, sot udhëtojnë në atë rrugë, kthehen në shtëpitë e tyre në më pak se dy orë nga Tirana në Kukës.

Nuk na besuan kur thamë që do të bëjmë të mundur heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë të çdo qytetari dhe sot familjet e ndara prej dhjetra e dhjetra vitesh janë ribashkuar sërisht. Sot qytetarët e komunitetit çam janë të lirë të vizitojnë pronat e tyre dhe trojet e tyre pa asnjë pengesë. Është një epokë e re dhe në këtë epokë të re nuk mjafton më sipërfaqe, është e pamjaftueshme dydimensionalia.

Le t’i japim kësaj epoke të re të gjithë energjitë dhe vizionin tonë. Le t’i japim premtimeve tona forcën e bashkuar të dëshirës sonë për një të ardhme më të mirë, të plotë, mirëqenie pa kufij të projekteve të mëdha që do ta shndërrojnë këtë qytet dhe tek Lulzim Basha ta dini se keni njeriun që do të bëjë çdo gjë për t’i dhënë shpresë ëndrrës tuaj, dimensionet e epokës së re natyrale.

Tani ka ardhur kohë që përveç projekteve të mëdha, interesat bazike të qytetarit të kthehen në qendër të vëmendjes së qeverisjes vendore. Interesat që kanë të bëjnë me rrugën, shkollat, lagjet, punësimin, taksat, këto do të jenë busulla e vetme e orientimit tonë. Unë di dhe kam provuar se dua të punoj për këtë gjë. Unë di dhe dua të punoj për këtë Tiranë.

Më shumë se një javë gjendem mes jush në lagjet e ndryshme të kryeqytetit, duke takuar një shumëllojshmëri qytetarësh që vijnë nga mosha, origjina dhe statuse sociale dhe ekonomike të ndryshme. Por, nuk është shumëllojshmëria, por ngjashmëria e problemeve që ata cekin që më tërheqin vëmendjen dhe më inpresionojnë. Problemet e këtij qyteti janë të shumta dhe të mëdha, vendet e punës janë të pakta, çmimet e strehimit janë të larta, trafiku është kthyer në gangrenë, ndotja është e pranishme ngado, parqet dhe lulishtet janë të pamjaftueshme, taksat bashkiake janë shumë të larta dhe korrupsioni shumë i përhapur. Një situatë e tillë kërkon angazhim total dhe përkushtim të pandërprerë. Sloganet politike urrejtja partiake lufta e egër politike nuk zgjidh asnjë nga këto probleme.

Vetëm një projekt konkret serioz, vetëm një impenjim i vazhdueshëm për qytetin dhe qytetarët do të mund të sjellin ndryshimin për ta bërë Tiranën një qytet modern europian. Kjo është edhe arsyeja pse unë jam në këtë garë, sepse e dua këtë qytet me zemër, dhe sepse kam një plan serioz për zhvillimin e tij.

Dita ime e parë si kryebashkiak nuk do jetë ditë fitoreje, por ditë pune. Unë do filloj me ngritjen e një agjencie, një agjenci të veçantë bashkiake, roli i të cilës është të mbrojë konsumatorët, qytetarët e këtij qyteti nga kushdo, që spekulon me çmimet, duke indentifikuar duke e raportuar, duke turpëruar publikisht dhe duke i goditur ata që spekulojnë me çmimet e larta në tregjet e këtij qyteti.

Unë kam premtuar dhe dua të përsëris sot para jush angazhimin tim për punësim në Tiranë nëpërmjet hapjes së 30 mijë vendeve të reja të punës me paga më të larta.

Unë do të heq 60 taksa dhe do ul dy deri në pesë herë ato taksa që mbesin. Tirana do të kthehet në qytetin më tërheqës për investimet, jo për investitorë nga shqiptarë, por nga e gjithë bota.

Unë kam premtuar dhe do bëj realitet ndërtimin e një parku të ri të madh dhe një biblioteke universitare të Tiranës ku mund të studiojnë jo vetëm studentët e sotëm në Tiranë, por dhe projeksioni ynë europian për të pasur infrastrukturën për 100 mijë studentë.

Tirana do të ketë tramvaj, jo për simbolikë nga që kanë kryeqytetarët e tjerë europiane madje dhe të rajonit, por për t’i shërbyer zgjidhjes së një ngërci të madh të prekshëm që mundon sot çdo qytetar të këtij qyteti, atë të transportit publik.

Të nderuar anëtarë të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, sot gjendemi përpara dy rrugëve. A do të shkojmë nga politika e vjetër e urrejtjes, ndasive, mllefeve, gjuhës së egër dhe jo zgjidhjeve, apo do bëhemi bashkë për të ecur në rrugën që na çon drejt shanseve të reja, mundësive dhe zgjidhjeve të mëdha për çdo qytetar dhe Tiranën, unë kam zgjedhur këtë të dytën. Për Tiranën, për qytetin që meriton më shumë, për Tiranën për qytetarët e saj që meritojnë më shumë, sepse për mua e para është Tirana, të parët janë qytetarët e Tiranës.

Ju ftoj sot nga kjo sallë me energjinë tuaj, me energjinë e kësaj force të re, të mrekullueshme PDIU, bashkohuni me mua për fitoren e qytetit tonë, për fitoren e qytetarisë, për fitoren e çdokujt që jeton në këtë qytet. Bashkohuni me mua t’i rikthejmë qytetarëve qytetin, shpresën, dinjitetin dhe të ardhmen.

*Fjala përshëndetëse e kandidatit të “Aleancës për qytetarin” në Tiranë, Lulzim Basha në çeljen e fushatës elektorale të PDIU-së

KOMENTE
  • Zizu Zeka23:01 - 02 Prill 2011
    Hik ore hajdut, nuk u fryve nga hajdutlleku i kolltukut qe te siguroj berisha, tani kekron edhe tiranen ta lesh popullin perseri ne burgun tuaj 20vjecar. Hiqeni nga mendja se tek ky popull gezoni rrespektin si lider dhe politikan .Ju nga forca e pushtetit te vjedhur,kerkoni akoma ti hidhni hirin syve popullit te vuajtur.