Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bisha: Basha mendon dhe vepron çdo ditë për Tiranën e qytetarët
English

Bisha: Basha mendon dhe vepron çdo ditë për Tiranën e qytetarët

Tiranë, 2 prill 2011, NOA – Anila Bisha, zëdhënësja e Kandidatit për Kryebashkiak të Tiranës Lulzim Basha deklaroi sot se Edi Rama po vazhdon të riciklojë sulmet e vjetra dhe të dëshpëruara politike duke mos marrë përsipër zgjidhjen e problemeve të Tiranës.

Zonja Bisha duke folur nga qendra e Tiranës theksoi se “Lulzim Basha është mes njerëzve duke dëgjuar nga afër hallet e tyre dhe duke diskutuar me ta për zgjidhjen e shqetësimeve”.

Ndërkohë ajo akuzoi Ramën se zbresin nëpër lagjet e qytetit vetëm për të sulmuar, shpifur dhe ndotur edhe më shumë qytetin.

Ajo e ftoi kryebashkiakun e Tiranës që kandidon për të katërtin mandat në kryeqytet që të ndahet nga politika e përbaltjes dhe shpifjeve.

Zëdhënësja e kandidatit Basha nënvizoi se vizioni i Lulzim Bashës është tërësisht ndryshe, pasi sikundër tha ajo Basha mendon dhe vepron çdo ditë për një qytet më të qytetëruar dhe më qytetar.

“Lulzim Basha ka refuzuar dhe refuzon politikën e vjetër të grindjes, konfliktit dhe mllefeve. Ai ka prioritet punën dhe ndryshimin rrënjësor të qytetit të Tiranës. Ai ka një projekt serioz për qytetin. Sepse për Lulzim Bashën, e para është Tirana, të parët janë qytetarët e saj”, tha zëdhënësja e kandidatit të mazhorancës, Anila Bisha.

mit/NOA

KOMENTE