Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet hajduti, vodhi 7 kisha të Gjirokastrës
English

Kapet hajduti, vodhi 7 kisha të Gjirokastrës

Gjirokastër, 2 Prill, NOA – Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë mundur të vënë në pranga një person, i cili dyshohet se mban autorësinë e një serie vjedhjesh të kishave të këtij rrethi.

Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se i ndaluari është 35-vjeçari Bujar Kalemi, lindur dhe banues në fshatin Zhapokikë të Tepelenës, i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Konkretisht, ndalimi i tij shtetasi u bë për arsye se ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit, ka tentuar të vjedhë me thyerje Kishën e Kryqit të fshatit Labovë, në Libohovë.

Pasi ka thyer derën e jashtme të kishës, ai ka hyrë në ambientet e saj ku ka tentuar të shpërthejë me një levë hekuri kasafortën ku hidhen lekët nga besimtarët.

Në këtë moment, ai është diktuar nga kujdestari i kishës, i cili ka lajmëruar Sallën Operative të së Policisë së Gjirokastrës.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në drejtim të fshatit Labovë dhe pasi është bërë rrethimi i zonës rreth orës 08 .00, i lartpërmenduri është kapur në një kodër mbi fshat dhe është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Nga veprimet e para hetimore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore të një sërë vjedhjesh të kishave të ndodhura gjatë vitit 2009 në rrethin e Gjirokastrës.

Konkretisht, në datën 01.10.2009, ky person ka vjedhur me thyerje kishën e fshatit Goranxi të Komunës Dropulli i Poshtëm, ku ka marrë një shumë të konsiderueshme lekë dhe eurosh.

Kurse në datën 03.10.2009, ai ka vjedhur me thyerje kishën “Shën Parashqevi”, të fshatit Terihat të Komunës Dropulli i Poshtëm ku ka marrë lekët dhe eurot që ishin në kasafortë, si dhe dy ikona te vogla.

Por ai u identifikua si hajdut edhe i kishës së fshatit Poliçan të Komunës Pogon në Gjirokastër dhe atyre të fshatit Skore e Sopik, po në këtë komunë, ku ka marrë një shumë të konsiderueshme lekësh dhe euro.

Për ta mbyllur me vjedhjen e datës 12.12.2009, të kishës së fshatit Hoshtevë të Komunës Zagori, ditë në të cilën mësohet se ai ka vjedhur edhe kishën e fshatit Hllomo të Komunës Pogon.

Mësohet gjithashtu se ky person, në fillim të vitit të kaluar, është dënuar nga Gjykata e Korçës me 1 vit burg për një sërë vjedhjesh të kulteve fetare si kisha dhe xhami në këtë rreth dhe ka dalë nga burgu në fillim të këtij viti.

Materialet rreth tij iu kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale të“Vjedhjes, kryer më tepër se një herë”, si dhe të “Vjedhjes, mbetur në tentativë”, vepra këto të parashikuara nga nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.

n.e/NOA



KOMENTE