Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këngëtarja hot, koncert për Papën, fanatikët kundërshtojnë
English

Këngëtarja hot, koncert për Papën, fanatikët kundërshtojnë

Romë, 2 prill, NOA - Aktorja dhe këngëtarja argjentinase, Lola Ponce është e njohur për shfaqet e saja hot në skenë dhe për klipet provokuese. Së fundmi, këngëtarja e muzikës pop ka hedhur në treg dhe një linjë rrobash intime dhe ka prezantuar kalendarin e saj me këto veshje, duke bërë për vete shumë burra.

Por në botën e modës kjo është normale dhe nuk ka sjellë ndonjë surprizë të madhe. Këngëtarja ka zënë faqet e para të medieve për faktin se është një prej artistëve që do të përformojë live në 24 prill para Papës Raitzinger në Romë.

Këngëtarja e ka vlerësuar këtë si një mundësi të madhe dhe një hap cilësor ne karrierë. Ndërkohë që prezantimi i këngëtares ka sjellë dhe mos pëlqimin e fanatikëve për ceremonitë e Vatikanit. Sipas tyre e vetmja lidhje e këngëtares me besimin fetar është se në serialin “Promesi Sposi”, ajo ka luajtur rolin e një murgeshe.

a.k/NOA

KOMENTE