Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Në 8 maj nuk ndryshon vetëm Kryetari i Bashkisë, por filozofia e drejtimit
English

Meta: Në 8 maj nuk ndryshon vetëm Kryetari i Bashkisë, por filozofia e drejtimit

Tiranë, 2 prill 2011, NOA- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me anëtaret e Lëvizjes së Gruas për Integrim, ku dhe ka prezantuar kandidatin për minibashkinë nr.7 të “Aleancës për Qytetarin”, Krenar Alimehmeti.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se LSI e ka mbajtur premtimin për përfaqësimin e grave, pasi sipas tij kjo parti është përfaqësuese e denjë për te drejtat e grave.

“Ajo që dua të vlerësoj në programin e paraqitur nga kryetari i ri i bashkisë z. Basha, që është pikërisht marrja e përgjegjësive sociale të bashkisë si një koncept i ri i domosdoshëm që bashkia dhe ata që zgjidhen të marrin përsipër për të kontribuar për rritjen e punësimit dhe kuptohet për uljen e papunësisë përmes iniciativave të tyre, përmes bashkëpunimit me sipërmarrjen private vendase dhe të huaj, përmes krijimit të skemave të punësimit dhe të vetëpunësimit, pra të bizneseve të vogla pasi një bashki sidomos si kjo e Tiranës i ka të gjitha mundësitë, resurset financiare për të ndërmarrë skema të tilla”, u shpreh Meta gjatë fjalës së tij.

Sipas tij, ndryshimi më emergjent për Tiranën, është ai i kryetarit të Bashkisë, Edi Rama si dhe mënyrën e drejtimit, në mënyrë që të ketë një drejtim transparent dhe një angazhim i LSI-së, e cila do të jetë forcë përcaktuese edhe për këshillin e bashkisë por edhe një nga angazhimet e kandidatit të Aleancës për Qytetarin është bërja transparente on-line e buxhetit të baskisë.

Ndër të tjera kreu i LSI-së tha se, vendimi i qeverisë për fasonët, është një vlerë e shtuar ne tregun e punës për gratë.

Duke vijuar më tej Meta shtoi se, Tirana në 8 maj do votojë për veten dhe për ndryshimin e madh, pasi me këto zgjedhje nuk do ndryshojë thjesht kryetari, por filozofia e drejtimit.

Ai e konsideroi kandidatin Krenar Alimehmeti, si të denjë për drejtuar njësinë bashkiake 7, pasi tha Meta, ai është Krenari përfaqësues i vlerave më të mira të qytetarëve të Tiranës.

a.y/NOA

KOMENTE