Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisën emocionet e “Dancing with the stars Albania”, votoni për konkurentët
English

Nisën emocionet e “Dancing with the stars Albania”, votoni për konkurentët

Tiranë, 2 prill, NOA - Mes etheve dhe magjisë televizive, ka startuar të enjten mbrëma ekskluzivisht në Tring Digital dhe Vizion Plus, edicioni i dytë i spektaklit galant të vallëzimit, “Dancing with the stars Albania”. Producentja Holta Dulaku, regjisorja Vera Grabocka dhe stafi i Tring Digital dhe Vizion Plus kanë sjellë për publikun shqiptar emocione të reja përmes skenave dhe prapaskenave të këtij spektakli madhështor, të licencuar nga rrjeti prestigjioz televiziv britanik BBC.

Vipat në garë janë dukur në formë të shkëlqyer, madje sipas kryetarit të jurisë, Ilir Shaqiri, mes tyre ndihet dhe një atmosferë afrimiteti më e madhe nga viti i kaluar, çka flet qartë për një punë parapërgatitore të zhvilluar me shumë seriozitet. Surpriza e mbrëmjes së parë të Dancing with the Stars ka qenë aktori i njohur Enver Petrovci, i cili me valsin e interpretuar prej tij, fitoi jo vetëm duartrokitjet e publikut në sallë (gjatë dhe pas interpretimit), por edhe 25 pikët të dhëna nga juria, i cili ka qenë vlerësimi më i lartë i mbrëmjes, që e rendit aktorin Petrovci në krye të listës së VIP-ave.

Megjithatë, kjo renditje mbetet e përkohshme pasi shumë shpejt mund të ndryshojë në varësi të votimit nga publiku i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë përmes numrave përkatës. “Në vals nuk ja merr njeri babës”, thotë duke qeshur aktori Enver Petrovci, teksa ndodhemi në Gold-room, dhe spektakli sapo ka përfunduar. Të 12 VIP-at kanë zbritur në arenën e yjeve, ku performuan vallëzimet e tyre mambo, vals dhe tango.

Ndërsa tashmë janë bërë të ditur emrat e VIP-ave pjesëmarrës në këtë edicion të Dancing with the stars, edhe juria mbetet e njëjta, kryesuar nga balerini profesionist Ilir Shaqiri dhe krah tij gazetarët Arian Çani e Iva Tiço. Poetesha Mimoza Ahmeti pati një shkëmbim batutash me Ilir Shaqirin dhe Arian Çanin, ndaj kritikave që juria i bëri kësaj të fundit, megjithatë ajo nuk e humb shpirtin e lojës. “Iliri u tregua pak cinik me vlerësimin që më dha, por nuk kam ndërmend ta mbaj gojën mbyllur që të vlerësohem mirë dhe keni për ta parë, as në të ardhmen nuk do të më mungojnë batutat”, shprehet ajo. Sipas Mozës, mbi të gjitha, rëndësi ka të argëtohesh me përvoja të reja dhe të jesh gjithmonë vetvetja, pavarësisht rezultatit.

Aktorja durrsake Olta Gixhari, pas tangos së saj pasionante shprehet se “nëse do të vazhdojë me këtë entuziazëm dhe mbështetje nga publiku, ka për të ecur gjatë në këtë garë vallëzimi mes yjeve, që po e shijon gjithnjë e më tepër.” Emocionet nuk kanë munguar për Vipat, ndonëse shumica e tyre nuk e kanë të re daljen nëpër spektakle dhe ekrane televizive. Në fakt, e reja për të gjithë është arena e vallëzimit, e cila nuk i ka lënë pa drithërima regjisorin Hervin Çuli, bukuroshen Agnesa Vuthaj, francezen Eloise le Petit, këngëtaret Vesa Luma e Çiljeta Xhilaga, këngëtarin Shpat Kasapi dhe Olsi Mingomatën, i njohur për pjesëmarrjen dhe lojën e tij në një nga edicionet e Big Brother. Vipat, ndonëse të mësuar me skenën dhe spektaklin e kanë nisur këtë premierë të Dancing with the stars plot emocione, pasi për herë të parë ata bëhen pjesë e një projekti të tillë, ku gara është në vallëzim dhe jo në aktrim, muzikë, poezi, modë apo publicistikë.

Në fakt, kush më pak e kush më shumë, të gjithë e kanë kaluar me sukses provën e tyre të parë zyrtare. Nën skenografinë e re kanë shkëlqyer dhe prezantuesit e rinj të Dancing with the stars Albania, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, të cilët tregojnë pas shfaqjes se mbetën të vetëkënaqur nga ajo që dhanë dhe ndihen shumë mirë në këtë pozicion. Madje Ami, pohon se tashmë që është afruar sërish me vallëzimin, ka nisur që t’i ketë paksa zili çiftet në garë dhe ndoshta në të ardhmen mund të mendojë, pse jo, të jetë pjesë e spektaklit si konkurente. Një gjë është e sigurtë, emocione të tjera na presin të gjithëve me “Dancing with the stars” gjatë javëve në vijim, kur të nisin eliminimet e VIP-ave dhe gara të ndizet më tej.

MËNYRA E VOTIMIT

Vip_(hapësirë)_kodi i konkurrentit

Numri për Kosovë: 15191

Numri Maqedoni: 141991

Numri për Shqipëri: 51115

KODET E ÇIFTEVE PËR VOTIM

· Vesa - Endriti 5

· Ciljeta - Dioni 1

· Hervini - Rovena 8

· Olsi - Jonida 9

· Eloise - Fatjoni 10

· Big Basta - Olta 6

· Mimoza - Ervisi 7

· Shpati - Isida 3

· Olta - Janeri 12

· Ariani - Odeta 4

· Enveri - Loreta 2

· Agnesa – Simeone 11

Kur dhe ku mund ta ndiqni spektaklin;

Reality Show, Prodhim i Tring Digital, Sezoni II

Programi Live në: Vizion Plus Transmetimi në: 3Plus (Platforma Tring Digital)
Mbrëmja Gala Çdo të enjte, Ora 21:00 Çdo të premte, ora 21:00
Forumi - Dancing Together Çdo të diel, ora 17:00 çdo të hënë, ora 20.30
Përmbledhjet Ditore E hëne - E shtunë, Ora 19:30 E hëne - E shtunë, Ora 20:00
NOA

KOMENTE