Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të ruajmë Sabri Godon
English

Të ruajmë Sabri Godon

E kemi për detyrë t’i ruajmë “terbijetin” zotit Godo!

Nga Av. Idajet Beqiri

Masmediat elektronike e kanë filluar me një egërsi të pa parë fushatën elektorale të 8 majit për zgjedhjen e pushtetit vendor. Qeveria i ka “rreshtuar” haptazi në “llogoren e luftimit” masmediat e saj, të blera, apo të dhunuara me forcën e pushtetit, duke u dhënë urdhrin e prerë që edhe me mënyrë dhe mjet të paskrupullta, të bëhen “vegla qorre” ndihmuese për të dhunuar vullnetin e votuesve shqiptarë.

Tashmë shqiptarët anekënd hapësirave shqiptare, brenda Shqipërisë, në Kosovë, në IRJM, në Preshevë-Bujanoc-Medvegjë, në Ulqinë, Plavë, Guci e kudo në diasporën shqiptare me shtrirje gjithë botërore, e dinë që shumë televizione private dhe ai shtetëror janë dhe komandohen vetëm nga një parti dhe nga një person, nga PD-ja dhe nga “Doktor Zhivago”.

Këto masmedia elektronike e kanë lënë mënjan etikën, i kanë hedhur pas krahëve principet ligjore dhe morale, përgjegjshmërinë demokratike ndaj qytetarëve të vendit të vet, mbi bazën e të cilave duhet të funksionojë dhe veprojë një, dhe sulmojnë, sugjestionojnë, terrorizojnë dhe i shpallin “të pa denjë” qytetarët e tjerë të këtij vendi, të cilët për nga numri, duke llogaritur edhe bojkotuesit e zgjedhjeve, përbëjnë afro 70 për qind të shqiptarëve.

Pamëshirshmëria e këtyre masmediave për t’i shërbyer pushtetit me çdo mjet e mënyrë arrin deri aty, sa nuk “kursen” edhe disa vlera të rralla që janë krijuar me aq vështirësi gjatë këtyre 20 vjetëve pluralizëm, megjithëse jo plotësisht “qelibare”.

Nisur nga këndvështrimi i mësipërm, s’kemi përse të mos e konsiderojmë si vlerë Zotin Sabri Godo, shkrimtarin, historianin, atdhetarin, por edhe politikanin që, me gjithë se u pozicionua në krahun e djathtë të politikës, në momente të rëndësishme të jetës 20 vjeçare politike, ka dhënë kontributin e tij të vlerësueshëm që u ka shërbyer jo vetëm të dy krahëve të politikës shqiptare, por mbi të gjitha popullit shqiptar. Në saj të kontributit personal të z. Godo e kemi sot vendin me Kushtetutë. Po në saj të qëndrimeve dhe ndërhyrjeve në kohë të z. Godo kemi vënë re një frenim të revanshit të “Doktor Zhivagos”, një stepje të “mësymjes” shoviniste nga Jugu dhe Veriu i vendit, një gjallërim të vetdijes kombëtare kundër “shqipfolësve” që hanë bukën e shqiptarit dhe bëjnë kryqin e grekut dhe të serbit.

Vlera të tilla duhet t’i shtojmë. Por pikësëpari duhet t’i ruajmë e të mos i keqpërdorim. Aq më shumë kur mosha bënë të vetën, dhe freskia mendore nuk mund të qëndrojë në mënyrë të njëtrajtshme si kur je 60 vjeç, si kur bëhesh 85 vjeç!

Të veprosh ndryshe, domethënë të shpërdorosh emrin dhe veprën e një vlere kombëtare, për interesa meskine në një fushatë elektorale, ku tifozëria e sëmurë e “Doktor Zhivagos” është e gatshme të bëjë “lolo” gjithçka dhe çdo gjë, nuk është as morale, as ligjore, por as shqiptare.

Për fatin e keq këta “tifozë”, në këtë kohë fushate elektorale, nisur nga sllogani i pamëshirshëm “qëllimi justifikon mjetin”, po hedhin në treg, duke i shitur shumë lirë disa prej vlerave të pakta të krijuara me kaq vështirësi gjatë këtyre 20 vjetëve.

Një “mamarak” në TV UFO, për qëllime elektorale që çojnë ujë vetëm në “mullirin e PD-së”, e detyroi Zotin Sabri Godo dhe “terbijetin” e tij të respektuar, t’i bashkohet tifozërisë së “Doktorr Zhivagos”. Zoti Godo, ky burrë me “terbijet”, deklaron se gruaja e tij në zgjedhjet e kaluara ka votuar për Edi Ramën, ndërsa në 8 mai 2011 do të votoi për Lul Bashën. E madje Zoti Godo, në përgjigje të pyetjes provokuese të “mamarakut” të UFO-s, i cili ia shpërdoron vlerën, thotë me “krenari” se do e konsideronte “nder” të ishte në ekipin elektoral të Lul Bashës!

Këtë deklarim mund t’a bënte gjithkush, sepse në fund të fundit do t’i thoshin: kaq di, kaq thotë kaq bënë! Por kur këto thënjë vihen në gojën e një vlere, sikurse është zoti Godo, jo vetëm që tingëllojnë keq, por i bëjnë vendit dhe politikës në Shqipëri keq, e në fund të fundit e rrënojnë edhe vet vlerën që ka Zoti Godo.

Nuk mund të bësh “tifozëri” për Lul Bashën, sepse në fund të fundit ai ishte Ministër i Jashtëm i Shqipërisë kur u tradhtua hapur Shqipëria dhe çështja kombëtare shqiptare, duke u bërë ajo marrëveshje famëkeqe që u faltë grekëve pjesë të atdheut, e madje pjesën më të majme të vendit, Detin Jonë.

Ministër i Punëve Publike ishte ky Lul Basha kur u hodh në erë mbikalimi te “Zogu i ZI”, duke varrosur aty miliardat e lekëve që u hodhën për ndërtimin e tij, dhe që tashmë Tirana dhe gjithë drejtuesit e automjeteve që hyjnë e dalin në Tiranë mallkojnë çdo ditë egoizmin e shfrenuar të “Doktorr Zhivagos”, aq stresante është bërë qarkullimi i mjeteve në këtë segment të deformuar rrugor!

Ministër i Puneve Publike ishte ky Lul Basha dhe që e la Jugun e Shqipërisë me rrugët si në mesjetë, e që i filloi të gjitha, por ua dha në formë pikatore fondet rrugës Levan-Tepelenë, Levan- Vlorë e që e degjeneroi fare segmentin Ura e Kardhiqit-Delvinë. Të gjitha të bërë me një mëllef të paspjegushëm, vetëm e vetëm për t’i plotësuar dëshirat “Doktorr Zhivagos” për t’a ndarë Shqipërinë Shkumbin e Posht!

E po ky ish-ministër i punëve publike, me emrin Lul Basha, në emër të “patriotizmit” i futi shqiptarët në borxh të përjetshëm vetëm e vetëm se e nxorri koston e rrugës Durrës-Morinë 4 herë më shumë, dhe nuk u la asnjë gjurëm zhdukjes së 300 milion eurove që u futën në xhepat e pafund të njerëzve të “Doktorr Zhivagos”! Ky Lul Basha në vend që t’i thoshte Partisë së tij dhe mazhorancës parlamentare të tij që t’i hiqnin imunitetin dhe të hetohej e gjykohej për këtë aferë të rëndë korruptive, me imunitetin e ministrit “ e mbuloi” aferën duke hedhur pas krahëve parimin “para ligjit të gjithë të barabartë”!

Nuk u mjaftua me kaq, por në detyrën e ministrit të brendshëm, ky Lul Basha, një demonstratë të opozitës, e gjakosi me 4 të vrarë të pafajshëm, sikur të ishin “kumbulla Serbie” e jo gjak shqiptari! Ku është parë, ku është dëgjuar dhe në cilin moral e ligj do mbështetej kandidimi për kryebashkiak të kryeqytetit të vendit, të një njeriu me kaq shumë “bëma” të rënda, e për më keq, kur e skuq me gjak bulevardin kryesor të kryeqytetit vetëm e vetëm se të thonë “më trego ku është vota ime”, se në radhë të parë jam unë “sovrani” popull, pastaj vijnë të tjerat?!

Për këto dhe një mijë arsye të tjera Zoti Godo dhe godot e tjerë të këtij vendi duhet ta ruajnë veten dhe vlerën e tyre, por që duhet t’i ruajë edhe e gjithë shoqëria, sepse në fund të fundit këto vlera nuk janë të vetvetes. Aq më shumë që edhe “Doktorr Zhivago” nuk është i vetvetes!

* Opinionet e shprehura janë qëndrim personal i autorit

KOMENTE
  • vladi13:21 - 02 Prill 2011
    Te pershendes per shkrimin,eshte nje realitet,vecse i hidhur.NE[shqiptaret]O JEMI,O NA PELQEN TE JEMI,"MEMECA,QORRA E TE SHURDHUR!"por bashkimi i trojeve,do bente politiken shqiptare te punonte per KOMBIN ne teresi...