Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ZMK: Përshëndesim Prokurorinë për nisjen e hetimeve, CEZ vodhi 1 milion shqiptar
English

ZMK: Përshëndesim Prokurorinë për nisjen e hetimeve, CEZ vodhi 1 milion shqiptar

Tiranë, 2 prill 2011, NOA- Pas padisë penale të bërë nga deputeti socialist Ilir Beqja lidhur me faturimin e energjisë elektrike nga ana e operatorit të sistemit të shpërndarjes, ka reaguar Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Nëpërmjet një deklarate për mediat ZMK ka përshëndetur nismën e Prokurorisë së Tiranës, për fillimin e hetimeve ndaj CEZ shpërndarje.

“Fillimi i hetimit te CEZ nga Prokuroria tregon se pse Ilir Beqja shkoi me bisht ndër shalë dje në Prokurori për të shmangur turpin e thirrjes në Prokurori si dëshmitarë që ka dijeni për vjedhjen dhe nuk ka dorëzuar provat siç premtoi në 10 Janar 2011 dhe nuk i dorëzoi ato pasi negocioi me drejtuesit e CEZ në zyrat e PS në 11 Janar 2011”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Më tej vijon deklarata duke shtuar se, ZMK është e gatshme ti japë Prokurorisë dhe është në dispozicion të saj për të dëshmuar për vjedhjet masive të CEZ ndaj 1 milionë konsumatorëve shqiptar.

Sipas ZMK-së, dëmi që i është bërë konsumatorëve në mënyrë tinzare nga ana e CEZ është i rëndë por mbi të gjitha është një akt i shëmtuar pasi për realizimin e kësaj vjedhje është përdorur mashtrimi kompjuterik duke abuzuar pikërisht me mungesën e mekanizmave mbikqyrës shtetëror në sistem.

“Për këtë arsye ju kërkojmë që të ndërmerrni hapat e duhur ligjor për të ndëshkuar këtë akt të rëndë vjedhje që i është kryer shtetasve shqiptarë duke ju kujtuar se Bordi i Komisionerëve të ERRE dhe Deputeti i PS Z. Ilir Beqja duhen hetuar si dëshmitar që ka dijeni për veprën penale të kryer nga CEZ”, përfundon reagimi i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit.

a.y/NOA

KOMENTE