Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: PS, fushatë me mashtrime
English

Berisha: PS, fushatë me mashtrime

Durrës, 3 prill, NOA - Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot nga Durrësi opozitën se po bazon gjithë fushatë elektorale tek mashtrimi dhe gënjeshtrat ndaj qytetarëve.

Në ceremoninë e përurimit të rrugës Fllakë-Xhafzotaj, në qarkun e Durrësit, Berisha theksoi se përballë alternativës së djathtë për qytetarin, opozita po sjellë atë të mashtrimit.

Ai u shpreh se opozita duhet t’u ofrojë alternativë qytetarëve dhe jo akuza dhe ka kërkuar nga kreu i PS, Edi Rama që të dal me projekte konkrete. Më tej, kreu i qeverisë u ndal në projektet dhe në modelin e Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

“Ne ecim drejt një fushate të re elektorale. Ku së bashku me ju do të identifikojmë dhe hartojmë projektet që ju duhen juve dhe familjeve tuaja, komuniteteve tuaja për një jetë dinjitoze”, tha ai.

Ai u shpreh se 4 vitet që vijnë, do të jenë vitet në të cilat qeveria do të vazhdojë politikat e saj të rritjes së pensioneve, në fshat dhe në qytet.

“4 vitet që vijnë, ne do të vazhdojmë politikën e rritjes së pagave për të gjithë punonjësit, ne do hedhim themelet përfundimtare të Shqipërisë, si një vend i zhvilluar, prioritet ky deri në vitin 2017. Alternativa jonë bazohet në shkolla, rrugë dhe ura, kanalizime, ullishte e projekte; në shërbime të mira ndaj qytetarit. Por mbi të gjitha, bazohet në mbajtjen e premtimeve tona”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE