Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rruga e vetme e Ramës, është rruga pa kthim
English

Berisha: Rruga e vetme e Ramës, është rruga pa kthim

E diel, 3 prill 2011, NOA- (Update) Gjatë ditës së sotme Kryeministri Berisha inauguroi rrugën Xhafzotaj-Fllakë-Bregdet, ku nga atje nuk kurseu as sulmet ndaj kreut të opozitës Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij ai tha se, në të gjithë veprimtarinë e saj maxhoranca do ti përmbahet parimit se qytetarët janë të parët.

“Ne ecim drejt një fushate të re elektorale. Në këtë fushatë sërish së bashku me ju do të hartojmë, do të identifikojmë të gjithë projektet që ju duhen ju, familjeve tuaja, komuniteteve tuaja për një jete dinjitoze. Katër vitet që vijnë do të jenë vitet, në të cilat ne do të vazhdojmë politiken tonë të rritjes së pensioneve në fshat dhe në qytet. Në katër vite që vijnë, ne do të vazhdojmë politikën tonë të rritjes së rrogave për punonjësit. Katër vitet që vijnë ne hedhim themelet përfundimtare të Shqipërisë vend i zhvilluar në vitin 2017”, u shpreh kreu i qeverisë.

Më tej Kryeministri Berisha shtoi se krahas kësaj alternative qytetarët kanë edhe një alternative tjetër që bazohet, në shpifje, në trillime, në sharje dhe në një fjalor krejtësisht të padenjë.

Duke ju drejtuar kryeopozitarit, ai i bëri thirrje Ramës që të kthehet tek problemet e qytetarëve, të komuniteteve, dhe tu tregojë atyre alternativën që mund tu ofrohet për nevojat e tyre, për hallet e dertet e tyre, për zhvillimin e tyre, për vizionin e tyre.

“Për sa i përket rrugës së vetme, të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se rruga e vetme është rrugë pa kthim. Rrugën e vetme dhe lugën e artë, shqiptarët nuk ia pranojmë askërkujt më. Nga Tirana në Durrës mund të vish me tre rrugë por njëra është e sigurt që s’të bie kurrë dhe kjo është rruga e vetme e shokut Rama, ndaj dhe ju ftoj ju, të votojmë kryetarin e komunës, i cili këto vite ka tregua aftësi të mëdha menaxhuese, ka bërë përpjekje shumë të mëdha për të garantuar maksimumin e mbështetjes për ju , ka menaxhuar së bashku me ju fondet dhe sot ato janë shndërruar në dhjetëra kilometra rrugë, shkolla, kanalizime dha kanë ndryshuar tërësisht komunën”, u shpreh kreu i maxhorancës.

Ndërkaq rruga e inauguruar sot nga shefi i qeverisë, ka një gjatësi prej 13 kilometrash dhe kap vlerën e 360 milion lekëve.

Kjo rrugë ju shërben rreth 20 mijë banorëve të kësaj zone, ndërkohë u shërben dhe qindra e mijëra turistëve të cilët frekuentojnë brigjet e kësaj zone.

Kryeministri premtoi gjithashtu se infrastruktura do të mbetet prioritet i 4 viteve që vijnë, si dhe përmendi ndër prioritetet e ardhshme, ndërtimin e rrugës Kthesa e Sukthit, Fllakë- Shënavlash me gjatësi 10 km dhe vlerë 315 milion lekësh, si dhe rrugën Katund i Ri-Qerret, me gjatësi 6 kilometra dhe vlerë 95 milion lekë.

Më pas, Kryeministri Berisha vizitoi zyrat e kompanisë “Diamant” e specializuar në transportin ndërkombëtar të ngarkesave dhe u takua me drejtues e punonjës të saj.

Kompania “Diamant” është e njohur në shërbimet që ofron në fushën e transportit, ka kryer operacione transporti të ngarkesave të rënda me përmasa shumë të mëdha për disa projekte të rëndësishme për vendin.

a.y/NOA

KOMENTE