English

Berlusconi u kërkon autoriteteve tuniziane frenim të emigrantëv

Lampeduza, 3 prill 2011, NOA- Ishulli i Lampeduzës në Itali është bërë qendra e emigracionit në muajt e fundit, pasi në të si rrjedhojë e prurjeve të shumta vendi ka arritur një nivel të lartë mbipopullimi.

Kryesisht emigrantë afrikano-veriorë, numërohen rreth 4 mijë persona në ishull, pas shpërndarjes së një pjesë të tyre në zona të tjera të Italisë.

Mësohet se ditën e hënë kryeministri Italian Silvio Berlusconi do të shkojë në Tunizi për t’i kërkuar autoriteteve të vendit të frenojnë nisjen e emigrantëve.

Ai premtoi se brenda së dielës ishulli do t’i kthehet banorëve, të shqetësuar për rrjedhojat negative që do të ketë kjo valë migrimesh mbi turizmin.

Berlusconi u tha banorëve se në Itali ka 9 mijë komuna, mjafton që çdonjëra të marrë një emigrant e problemi do të zgjidhej.

a.y/NOA

KOMENTE