English

Dy kushtet e LDK për pjesëmarrje në votimin e presidentit

Prishtinë, 3 prill - Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të zyrtarizojë sot dy kërkesat kryesore të partisë, plotësimi i të cilave kushtëzohet me pjesëmarrjen e deputetëve në Kuvend gjatë zgjedhjes së presidentit. Gazetat kosovare shkruajnë sot se; gjetja e një kandidati që garanton balancën ndërmjet pushteteve, dhe pajtimi për një format të ri qeverisës, me mandat jo të plotë, janw dy kërkesat e LDK-së.

Nëse LDK-ja do të marrë pjesë në procesin e votimit të presidentit në Kuvend, ajo do të votojë për kandidatin të cilin e votojnë edhe subjektet që përbëjnë koalicionin qeverisës. Në të kundërtën, do ta bojkotojë seancën.

Isa Mustafa, kryetar i këtij subjekti më të madh opozitar, ka ftuar për sot në mesditë Këshillin e Përgjithshëm, që përbëhet prej 107 anëtarësh. Informata zyrtare që ka dalë nga LDK-ja për këtë mbledhje të organit më të lartë vendimmarrës të partisë është se në të do të diskutohet për situatën e re politike, të krijuar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin është konstatuar se zgjedhja e Behgjet Pacollit president në seancën e 22 shkurtit ishte antikushtetuese.

NOA

KOMENTE