Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria: Të miratohet sa më shpejt projektligji për amnistinë fiskale
English

Konfindustria: Të miratohet sa më shpejt projektligji për amnistinë fiskale

Tiranë, 3 prill 2011, NOA- Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, nëpërmjet një njoftimi për mediat i ka kërkuar qeverisë dhe politikës shqiptare që ta miratojë sa më shpejtë projektligjin për amnistinë e plotë.

Sipas Buxhukut vonesa e miratimit të këtij ligji bën që të mos hyjnë në Shqipëri miliona euro, duke shtuar se çdo vonesë tjetër do të sillte dështimin përfundimtar dhe të përhershëm të gjithë procesit.

Më tej Konfindustria ka vlerësuar edhe projektligjin e amnistisë fiskale të miratuar nga Këshilli i Ministrave, duke shtuar se në thelbin e tij, ai është cilësor dhe i pranueshëm dhe ka nevojë vetëm për disa përmirësime plotësisht të mundshme për tu kryer lehtësisht deri në javën e ardhshme përpara kalimit të tij për miratim në parlament.

Kërkesat e Konfindustria-s për përmirësimin e projektligjit për amnistinë fiskale:

1- Amnistia fiskale në formën e plotë është e mundshme të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë me shumicë të thjeshtë dhe jo me 3/5 e deputetëve. Nuk ka asnjë rast të vetëm në të gjithë rastet e vendeve të BE, në të cilat miratimi i amnistisë fiskale të ketë kërkuar 3/5 e votave të deputetëve, por pa përjashtim janë kaluar vetëm me shumicë të thjeshtë.

2- Marrjen e të gjitha masave dhe në kohë sa më të shpejtë për të shfrytëzuar kohën e kthimit në atdhe të emigrantëve shqiptare me rastin e pushimeve verore, që vlerësohen si përfituesit dhe kontribuesit kryesore të faljes fiskale

3- Norma e penaliteteve për qytetarët prej 3 % e vlerës së përgjithshme financiare të amnistuar është e pranueshme parë edhe përvojat e vendeve të tjera.

4- Vlera prej 3% të zbatohet edhe për kapitalet dhe asetet e biznesit për hir të parimit të barazisë dhe rregullsisë së procesit.

5- Heqja e penalitetit prej 1% të vlerës së rivlerësimit të pasurive të paluajtshme për qytetarët për shkak se shmangiet janë pasojë e drejtpërdrejtë dhe vetëm e ndryshimeve të shpejta dhe të paarsyeshme ligjore.

6- Mënjanimi nga skema e amnistisë e drejta e bankave të nivelit të dytë në të cilat do të bëhet vetë deklarimi për të kontrolluar origjinën e parave dhe kapitalit. Legjislacioni shqiptar ka institucione dhe ligje të veçanta si p.sh ligji i ashtuquajtur anti-mafia, që mund të kryejnë procesin e verifikimit në fazat e mëvonshme.

7- Të parashikohet në ligj nxjerrja e akte nënligjore përkatëse për procedurat praktike, që duhet të ndjekin qytetarët dhe bizneset dhe qytetarëve, që do të përfshihen me vetëdashje në procesin e amnistisë.

a.y/NOA

KOMENTE