English

Maqedonia i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO

Shkup, 3 prill 2011, NOA- Sipas një ankete të realizuar nga Instituti për hulumtime politike, afër 66 për qind e qytetarëve vlerësojnë se Republika e Maqedonisë i ka plotësuar standardet për anëtarësim në NATO.

Në pyetjen, nëse do të pranonin ndryshime të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë si kusht për anëtarësim në NATO, 62, 2 për qind e të anketuarve janë përgjigjur negativisht, për 30,3 për qind ajo është e pranueshme, ndërsa 7,6 për qind nuk kanë pasur përgjigje.

Sipas përkatësisë etnike, prej të anketuarve të cilët në mënyrë negative janë deklaruar për ndryshim të emrit si kusht për anëtarësim në NATO, 78,7 për qind janë maqedonas, 14,5 për qind shqiptarë dhe të tjerët janë nga komunitetet e tjera.

Gjithsej 64,5 për qind e të anketuarve angazhimin e pjesëtarëve të ARM-së në misionet paqësore jashtë shtetit e kanë vlerësuar pozitivisht, 24,2 për qind janë përgjigjur negativisht, ndërsa 11,3 për qind nuk janë përgjigjur.

Të pyetur nëse konsiderojnë se pjesëtarët e ARM-së duhet të vazhdojnë të marrin pjesë në misionet paqësore të udhëhequra nga NATO-ja dhe SHBA-ja, jashtë Republikës së Maqedonisë, pozitivisht janë përgjigjur 59,8 për qind e të anketuarve, 28,7 për qind janë me përgjigje negative, ndërsa 11,4 për qind nuk kanë përgjigje.

Anketa është realizuar në periudhën prej 26 marsit deri më 1 prill, në mostër prej 1.190 të anketuarve.

(INA)/NOA

KOMENTE