Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Në 8 maj qytetarët do fitojnë ndaj politikës konfliktuale
English

Meta: Në 8 maj qytetarët do fitojnë ndaj politikës konfliktuale

Çorovodë, 3 prill 2011, NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta hapi sot fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit në qarkun e Beratit, duke prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Nasim Spahiu. Kreu i LSI-së shprehu optimizmin e madh për fitoren e zgjedhjeve nga ky koalicion, jo vetëm në Çorovodë, por në të gjithë Shqipërinë.

“Jo vetëm Skrapari por Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të votojë “Aleancën për Qytetarin” më 8 maj në mënyrë që politikës konfliktuale t’i jepet një mësim i mirë sepse njerëzit duan alternativa dhe jo sherre për interesa personale”, deklaroi Meta.

Meta tha se “Këto janë zgjedhje për qytetarin, janë zgjedhje për t’u dhënë zgjidhje problemeve të përditshme të qytetarëve, këto nuk janë zgjedhje për të nxitur sherre dhe konflikte politike sikurse përpiqen të tjerët. Këto janë zgjedhje për të pakësuar problemet, hallet dhe shqetësimet që ka çdo komunitet”.

Ai kërkoi votën për kandidatin Nesim Spahiu, duke theksuar se “me zgjedhjen e Nesimit si kryetar të Bashkisë së Çorovodës, shumë punë të vogla dhe të mëdha do ta ndryshojnë këtë qytet të tërë, sepse Nesimi si natyrë është njeri më shumë i veprave, është njeri i punëve, është njeri gjithmonë në lëvizje, është një njeri që nuk kënaqet me atë që arrin por dëshiron të shkojë më tej”.

Meta siguroi se kandidati Spahiu do të mbështetet në projektet e tij për zhvillimin e të gjithë qytetit të Çorovodës dhe përmirësimit të jetës së banorëve të Çorovodës.

“Ndaj unë ju ftoj të gjithëve të votojmë për Nesim Spahiun sepse kështu kemi votuar për një ndryshim të sigurt të Çorovodës, për një përmirësim të vazhdueshëm të jetës së të gjithë këtij komuniteti që nga të rinjtë, gratë e të moshuarit”, apeloi kreu i LSI-së.

Duke iu referuar sloganit “Qytetarët janë të parët”, Meta tha se “e kemi zgjedhur për t’iu përgjigjur misionit të zgjedhjeve të 8 majit që janë zgjidhjet e problemeve të qytetarëve kur dihet që tashmë kompetencat dhe instrumentet e Pushtetit Vendor janë shumë herë më të mëdha se shumë vite më parë”.

Në vijim të fjalës së tij shefi i LSI-së bëri me dije se pas liberalizimit të vizave prioriteti kryesor do të jetë lufta kundër papunësisë dhe rritja e punësimit kudo, në Çorovodë e në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë. Ai e cilësoi të drejtë vendimin e qeverisë për të hequr taksën doganore për biznesin fason prej 12.5 %, ku janë të punësuara rreth 100 mijë gra dhe vajza në vendin tonë.

Kreu i LSI-së nënvizoi se “Aleanca për qytetarin” do të marrë masa të tjera për të nxitur punësimin e grave, për të bërë përmirësime për ndihmën ekonomike sidomos për kryefamiljaret dhe për ato me fëmijë të vegjël me qëllimin e vetëm sikundër tha ai, për të forcuar dimensionin social të kësaj qeverisjeje.

mit/NOA

KOMENTE