Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nga ditari i një rebeli kosovar
English

Nga ditari i një rebeli kosovar

"Aty për aty mendova në vete: “Çdo gjë te ne shitet! Çdo gjë është në shitje në Kosovë. E shitëm së parë fytyrën dhe dinjitetin, e shitëm Mitrovicën, shitëm shumë toka pjellore dhe monumente tona historike përreth manastireve dhe kishave ortodokse, më pas, vazhduam me shitjen e ndërmarrjeve shoqërore, dhe ja tani, po i qesim në pazar edhe disa ndërmarrje publike që na kanë mbetur në fund: Aeroporti veç u shit e radha po i vijen PTK-së, KEK-u etj"..

Adnan Abrashi

DEVËR DYNJAJA ...!? Në vitin 1998, në një lokal publik dhe në prezencë disa të njohurve të mijë, kisha brohoritur përudhën armiqësore “Kosova Republikë” dhe në shenjë proteste për situatën aktuale politike, i kisha ngritur lartë dy gishtërinj në formë të simbolit “V” (Victoria). Për këtë “mëkat” të madh që kisha bërë atëbotë, tek organet përkatëse shtetërore (serbe) të kohës, më kishte denoncuar, kush tjetër, përveç se shokut tim (shqiptar) që në atë moment ishte në shoqëri me mua. Për shkak të “prishjes së rendit dhe qetësisë publike”, nga Gjykata për Kundërvajtje e qytetit tim, isha dënuar me 40 ditë burg. Kuptohet, edhe ekzekutimi i këtij kallëzimi sërish bëhet nga gjykatësi shqiptar, e për të qenë edhe më e keqe, ai ishte një mik i imi të cilin e njihja mirë. Nejse! E shkuara dhe e harruara, thotë populli, por ironia më e madhe e gjithë kësaj mesele, qëndron pikërisht aty se, ky gjyqtar i imi ekzekutues, sot është përsëri gjyqtar, bile-bile gjyqtar i lartë i Gjykatës së Qarkut të po këtij qyteti, dhe të po kësaj “Kosove Republikë” për të cilën mua dikur mi kishte shqiptuar 40 ditë burg, e nga ana tjetër, unë shëtisë i mjerë rrugëve saj pa punë... Dynja - dynja, hee...devër dynja?!!

ÇKA NA VYEN NE USHTRIA...?! Para disa dite, si zakonisht duke shfletuar gazetat tona ditore dhe me kafen e mëngjesit pranë, nga titujt e aktualitetit politik ditor, vëmendjen ma tërhoqën dy artikuj: “FSK-ja ende nuk është ushtri “ dhe “Me aprovimin e fundit të Buxhetit, qeveria i hap rrugën edhe shitjes së PTK-së”. Aty për aty mendova në vete: “Çdo gjë te ne shitet! Çdo gjë është në shitje në Kosovë. E shitëm së parë fytyrën dhe dinjitetin, e shitëm Mitrovicën, shitëm shumë toka pjellore dhe monumente tona historike përreth manastireve dhe kishave ortodokse, më pas, vazhduam me shitjen e ndërmarrjeve shoqërore, dhe ja tani, po i qesim në pazar edhe disa ndërmarrje publike që na kanë mbetur në fund: Aeroporti veç u shit e radha po i vijen PTK-së, KEK-u etj. Mbase, nuk duhet të jetë aspak çudi ky proces transformues i cili tanimë veç është kryer kaherë në shumë shtete pos-komuniste të Ballkanit dhe më gjerë, por, më tepër po më befason ai lajm i dytë, që unë, ndoshta pa ja qëlluar fare, e lidha me këtë të parën: “FSK-ja ende nuk është ushtri”. Kur mendon më thellë njeriu në këtë drejtim, neve kosovarëve, as që na vyen më ushtria? Sepse, siç po duket, tanimë nuk na ka mbetur asgjë se çka të mbrojmë me ushtri? Çdo gjë u shit, përveç objekteve qeveritare që po shtohen...”

MBASE NJË LOJË FËMIJËSH KJO ...?! Sa isha i vogël, më kujtohet shumë mirë një lojë e jona fëmijërore e quajtur “Vëlla me motra”. Sipas rregullave të kësaj loje, dikush nga ne u bënte babë, e dikush nënë, kurse kukullat dhe lodrat tjera ishin fëmijët tanë dhe gjësendet për improvizimin e skenografisë së lojës. Gjersa ne të gëzuar papenguar loznim lojën tonë, prindërit tanë nga ana tjetër e dhomës, na përcillnin në heshtje dhe të kënaqur. Kjo nemitej e tyre zgjaste deri në momentin kur në mes nesh plaste sherri dhe ne fillonim në mes veti të ziheshim për ndonjë detaj të parëndësishëm. Në këtë rast, fillimisht duke na marr me të mirë, reagimi i prindërve tanë ishte këshillëdhënës dhe më tepër me karakter bindës (karota), por, shpesh në rast të mosbindjes ndaj kërkesave dhe këshillave të tyre nuk mungonte edhe ndonjë flakaresh (shkopi).

Në fakt, atëbotë, niveli i lirisë së lojës tonë si fëmijë, shtrihej aq larg, derisa diçka si veprim, nuk prishte qetësinë e prindërve tanë, të cilët, nga këndi tjetër i dhomës, gjatë tërë kësaj kohe na shikonin dhe mbikëqyrin me vigjilencë.

E, pra, ndoshta është qesharake pak sa ky shembull krahasues, por mua më duket se edhe politikëbërja kosovare i ngjason mu kësaj loje tonë fëmijërore, alla “Vëlla me motra”. Mu pse, aty, shumë lehtë dikush mund të bëhet babë, dikush nënë, e dikush edhe politikan, ministër dhe kryetar... dhe, kjo kënaqësi do të vazhdoj aq gjatë gjersa me ndonjë veprim të palejueshëm ndërkohë nuk do t’ua prishësh qetësinë e “prindërve” tanë që na vrojtojnë dhe monitorojnë pandërprerë...

KUSH DUHET TË SHKOJ NË RIPARIM…? Sigurisht se shumica prej nesh e dinë barsoletën me atë personazh torollak i cili e kishte çuar radioaparatin e vet te mjeshtri për riparim. Kur mjeshtri e pyet se çfarë prishje ka radioja, ai i përgjigjet: “Kohën e fundit gjithnjë po ma tregon orën me 10 minuta përpara”. Besoj se po e kuptoni metaforën e kësaj barsolete të marrë si shembull. Andaj, a thua kush duhet të shkoj ne riparim (eliminim): Kosova apo politikanët tanë aktual në pushtet?!

DHE ZGJIDHJA... Pas gjithë kësaj katrahure politike që dita-ditës po e shpie Kosovën tonë të dashur në theqafje të sigurt, është momenti i fundit, o milet, që kësaj gjendje të padurueshme t’i themi “BOLL MË”.“BOLL MË” kësaj varshmërie akute të shkartuar nga terapitë e gjata droguese që na janë përshkuar kundër dhimbjeve tona shoqërore si qetësues nga këta matrapaz të papërmirësueshëm politik kohën e fundit, sikur diçka nga brendia e jonë e fjetur kolektive po pipëtinë. Po, po! Është ky paralajmërimi i përjetimit të esëlltit të këndshëm të arsyes sonë vetëdijesuese e cila tashti ka filluar të vihet në veprim. Rrezet e para agimore të kësaj dite të re premtuese, kanë filluar me të madhe të flakërojnë në horizont. Dallojeni këtë ndjenjë si efekt, o populli im i përvuajtur! Është ky zëri yt i brendshëm kolektiv. Është apoteozë kushtrimi! Andaj, çka pret? ZGJOHU...!

NOA

KOMENTE