Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama dënon djegien e Kuranit dhe vrasjet në Afganistan
English

Obama dënon djegien e Kuranit dhe vrasjet në Afganistan

SHBA, 3 prill, NOA- Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka quajtur “skandaloze” vrasjet në Afganistan, të shkaktuara në shenjë revolote “ndaj djegies së Kuranit nga një klerik i Shteteve të Bashkuara”. Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Obama tha se “përdhosja e çdo teksti të shenjtë, përfshirë edhe Kuranin, është një akt ekstrem i jotolerancës dhe fanatizmit”.

Megjithatë, vijon deklarata, “të sulmosh dhe të vrasësh njerëz të pafajshëm si përgjigje, është një fyerje për dinjitetin e vetë njeriut”.

“Asnjë fe nuk toleron prerjen e kokës së njerëzve të pafajshëm dhe nuk ka asnjë justifikim për një veprim të tillë”, thuhet në deklaratën e presidentit Obama. Rreth 20 persona janë vrarë në protestat e afganëve kundër djegies së Kuranit, përfshirë dhe shtatë punëtorë të huaj.

Pastori i kishës në Florida, Teri Xhons, i cili urdhëroi djegien e Librit të Shenjtë në muajin mars, ka fajësuar Islamin për shkaktimin e dhunës vdekjeprurëse.

NOA/RFE

KOMENTE