English

Polici shkodran, plagos me pistoletën e punës 30 vjeçarin

Shkodër, 3 prill 2011, NOA- Një punonjës policie në komisariatin e Shkodrës me pistoletën e tij të punës ka plagosur gjatë mbrëmjes së djeshme një 30 vjeçar.

Mësohet efektivi Edmond Sakicaj, 34vjeç, u arrestua në moment, ku pas një zënke me shtetasin A.H., në një lokal në lagjen Partizani të këtij qyteti, ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, duke plagosur lehtë në këmbë një tjetër person me iniciale F. D., 30 vjeç.

Ndaj Sakicaj organi i akuzës, nisi hetimet duke shqyrtuar të gjithë të dhënat që dëshmojnë kundër tij, për veprat penale të “Plagosje e lehtë, me dashje”, “Prishje të rendit e qetësisë publike” dhe “Kanosje”.

Sakaq bëhet e ditur që efektivi i policisë nuk ka bërë rezistencë por e ka pranuar krimin e kryer.

a.y/NOA

KOMENTE