English

Rikthehen incidentet elektorale, Policia Bashkiake heq flamujt e LSI

Tiranë, 3 prill 2011, NOA- Njësia bashkiake numër 5 në kryeqytet është bërë shkak për konflikt, duke shënuar të parin rast për këto zgjedhje, të një përplasje mes palëve me interesa të ndryshme në betejën elektorale të 8 majit.

Bëhet fjalë për një konfrontim mes Policisë Bashkiake dhe përkrahësve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas përpjekjes nga ana e policisë së bashkisë së kryeqytetit për të hequr flamujt e kësaj partie.

Sipas të dhënave paraprake flitet se policët e Bashkisë së Tiranës, kanë hequr flamujt e LSI-së duke bërë që të shkaktohet një nervozizëm në radhët e simpatizantëve dhe mbështetësve të kësaj partie të cilët janë mbledhur për të kundërshtuar këto veprime.

a.y/NOA

KOMENTE