English

Shumë pranë lançimit të Samsung GT-i9101 Galaxy S Plus

SHBA, 3 Prill NOA - Gama e Galaxy S për smartphon-ët Samsung me sistem operativ Android do të pasurohet në javët e ardhshme me Samsung GT-i9101 Galaxy S Plus, për të cilin është folur shumë gjatë kësaj kohe.

Samsung Galaxy S Plus mund të mbështetet tek një procesor i fuqishëm 1.4 GHz, me një rritje të dukshme në performancë krahasuar me Samsung Galaxy S. Ky smartphone do të lançohet në tregun evropian në fund të muajit prill me një sistem operativ Android 2.3 dhe me çmim prej 600 euro.

Dizajni i Samsung Galaxy S Plus do të jetë i njëjtë me modelin nga i cili derivon, përjashtuar disa detajeve të vogla. I pandryshuar dhe ekrani i tij me teknologjinë Super AMOLED prej 4 polësh, si dhe një kamerë 5.0 megapiksel.

r.b/NOA

KOMENTE