Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhixho: Edi Rama lufton si “Don Kishot” me flamujt e LSI
English

Xhixho: Edi Rama lufton si “Don Kishot” me flamujt e LSI

Tiranë, 3 prill 2011, NOA – Pas incidentit të ndodhur sot kur policia bashkiake e Tiranës ka dhunuar simbolet e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe është konfrontuar me të rinjtë e kësaj force politike ka reaguar nënkryetarja e LSI-së, njëherësh kandidatja për kryetare e minibashkisë nr. 5 Erisa Xhixho.

Kandidatja e Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” shprehu indinjatën ndaj kësaj sjelljeje të Bashkisë së Tiranës duke e quajtur kryetarin e saj Edi Rama si një “Don Kishot i cili lufton kundër simboleve të LSI-së”.

Sipas Xhixhos Lëvizja Socialiste për Integrim është duke respektuar Kodin Zgjedhor dhe institucionet e administrimit të zgjedhjeve.

Ajo tha se ligji parashikon që me regjistrimin e kandidatëve për kryetar minibashkie apo bashkie në Komisionin e Zgjedhjeve fushata është e hapur dhe për këtë sipas saj LSI është brenda rregullave ligjore ku brenda 45 ditëve çdo njeri është i lirë të shprehë opinionin e tij dhe të vendosë simbolet e partisë që ai beson dhe që nesër do ta votojë.

“Nga ana tjetër do të shprehja në emër të LSI-së gjithë indinjatën ndaj sjelljes dhe fobisë që ka z. Rama ndaj simboleve të LSI-së duke u sjellë në këtë mënyrë si një Don Kishot ku në qoftë se Don Kishoti merrej me mullinjtë e erës, z. Rama merret me simbolet e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, u prononcua për mediat nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ajo theksoi se Tirana ka nevojë për një ndryshim të vërtetë ku Kryetari i Bashkisë të merret me problemet, me shqetësimet e qytetarëve dhe zgjidhjen e tyre.

“Për këtë do të votojnë shqiptarët më 8 maj, për ndryshimin e vërtetë në Tiranë”, tha Xhixho.

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi se gjatë momentit të heqjes së flamujve të LSI-së dëshmitarë okularë kanë bërë denoncimet, duke siguruar se LSI do të çojë përpara drejtësisë çdo shkelës dhe çdo provokues të kësaj situate.

mit/NOA

KOMENTE