Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident në Fushë-Krujë, vdes 16-vjeçarja
English

Aksident në Fushë-Krujë, vdes 16-vjeçarja

Fushë –Krujë, 4 prill, NOA - Një 16-vjeçare ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë, kur Malvina Aliu ka qenë duke kaluar rrugën dhe është përplasur për vdekje nga një makinë.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se goditja ka qenë fatale për 16 vjeçare dhe i ka sjellë asaj menjëherë vdekjen. Policia ka shkuar menjë herë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.

Makina që e ka goditur Aliun ka qenë një foristradë me traga kosovare. Drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe pritet të jap detaje për sqarimin e rrethanave.

a.k/NOA

KOMENTE