Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bimët narkotike, i pret fati i zhdukjes
English

Bimët narkotike, i pret fati i zhdukjes

Nga Hysni Burgaj*

Kultivimi i bimëve narkotike si fenomen, para disa vitesh ishte i përhapur në të gjithë Shqipërinë, por sot situata është krejt ndryshe, fenomeni ua ka lënë vendin dy-tre zonave të izoluara të cilat ju siguroj që i pret i njëjti fat: zhdukja njëherë e përgjithmonë nga harta e kultivimit të kësaj bime vrastare nga çdo pëllëmbe tokë e vendit tonë.

Viti 2010 ishte një vit i suksesshëm në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe goditjes së fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike. Ky nuk është një konstatim por një realitet tashmë i pranuar dhe i nënvizuar nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare që monitorojnë dhe përpilojnë raportet për Shqipërinë.

Fakti që në vitin 2010 kultivimi i bimëve narkotike u ul me 80% ne krahasim me vitin 2009, dhe fuqia goditëse u rrit me 60 raste dhe 79 persona të proçeduar penalisht tregon më së miri vendosmërinë dhe vullnetin për tolerancë zero ndaj këtij fenomeni.

Këtij realiteti i përgjigjet edhe qarku i Shkodrës, ku për vitin 2010, si e gjithë Shqipëria, ka bërë një punë të jashtëzakonshme në drejtim të goditjes së këtij fenomeni me gjitha kushtet e vështira për vetë specifikën e terrenit ku është kultivuar.

Angazhimi i të gjitha strukturave të policisë në qarkun tuaj të mbështetura nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë Shkodër, në disa raste dhe nga forcat speciale të kombinuara me monitorime të herëpashershme nga ajri me helikopterë bëri të mundur të arrihen këto rezultate, te cilat i kanë dhënë një goditje të jashtëzakonshme organizatorëve të këtij aktiviteti kriminal jo vetëm për kultivimin por dhe grupeve të trafikut të drogës. Nga ana tjetër ky është një mësim i mire për të gjithë ata kultivues të bimëve narkotike që mos të gënjehen, mashtrohen më nga individë apo grupe kriminale që nxisin e stimulojnë ketë aktivitet të paligjshëm.

Duke mos dashur të përsëris parafolësit, e shoh me shumë vend të theksoj me të madhe se kjo luftë bëhet më imperative dhe e domosdoshme pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, dhe në prag te futjes në familjen e madhe evropiane.

Arritja e liberalizimit të vizave për qytetaret shqiptarë erdhi edhe si rezultat i luftës së gjithanshme, të vendosur dhe profesionale te strukturave të Policisë se Shtetit.

Reformat e thella dhe të gjithanshme në planin strukturor e profesional që ka ndërmarrë Policia e Shtetit, kanë për objektiv luftën me tolerancë zero kundër çdo lloj veprimtarie kriminale, e në veçanti ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme e kultivimit të bimëve narkotike.

Nga këto reforma presim rezultate akoma më të larta , pasi strukturat e Hetimit dhe Parandalimit të Krimeve, si struktura përgjegjëse ndaj kultivimit te bimëve narkotike, këtë vit kanë mundësinë të ndjekin të dy fazat e planit të veprimit, atë parandaluese dhe operacionale, në ndryshim nga viti i kaluar kur këtë përgjegjësi e morën në fazën operacionale, si rezultat i ndryshimit të strukturës.

Duke njohur potencialet në burimet njerëzore, profesionale dhe mbështetjen logjistike që këto struktura kanë në dispozicion, si struktura më e afërt me komunitetin, më bën mua të besoj se rezultatet e vitit 2010 janë fryt i punës dhe bashkëpunimit të shkëlqyer polici-komunitet-pushtet vendor, dhe se këto rezultate në vitin 2011 do të bëjnë realizimin e atij objektivi te shumëpritur, heqjen përgjithmonë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike të qarkut të Shkodres dhe të gjithë Shqipërisë.

Plani i Veprimit për parandalimin e kultivimit te bimëve narkotike, i miratuar nga Ministri i Brendshëm, me të cilin jeni njohur, kërkon nga ju të gjithë ndjekjen dhe zbatimin me përpikmëri të të gjitha detyrave duke u udhëhequr nga ndershmëria, vendosmëria dhe bashkëpunimi me të gjithë aktoret dhe faktorët e përfshirë në ketë plan.

Nga analiza që kemi bërë për ketë fenomen në qarkun tuaj, na rezulton se në fazën sensibilizuese nuk është bërë sa dhe si duhet në drejtim të parandalimit për mbjelljen e bimëve narkotike, gjë e cila na kushtoi shumë shtrenjtë në fazën operacionale duke aktivizuar shumë forca, mjete, e deri helikopterë për të goditur ketë të keqe të madhe.

Nuk do të tolerojmë asnjë punonjës policie, seksion, komisariat apo drejtori policie, që në këtë fazë të mos arrijë rezultatet e pritshme, duke punuar fshat më fshat e shtëpi më shtëpi, me të gjithë përfaqësuesit e pushtetit vendor për të sensibilizuar të gjithë komunitetin në luftë ndaj këtij fenomeni. Çdo punonjës policie do të mbajë përgjegjësi bazuar në një analizë të hollësishme për punën e bërë lidhur me parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Ndaj do kërkoja nga të gjithë që ta vlerësojmë dhe të punojmë së bashku, polici-komunitet-pushtet vendor-drejtori arsimore-shëndetësi- media, në një fushatë e cila të ndërgjegjësoje dhe bindë të gjithë ata kultivues të bimëve narkotike se: “nga kultivimi i bimëve narkotike nuk ka të fituar, ka vetëm të humbur”, dhe se motoja jonë është “më mirë të parandalojmë se sa të dënojmë”.

Kështu kultivuesit shpenzojnë para për mbjellje, shërbime, dhe në fund i gjithë mundi i tyre shkon dëm pasi goditet nga policia, e përveç dëmit material duhet të përballet edhe me drejtësinë, ku dënimet shkojnë nga 3-7 vjet.

Po kështu, kultivimi i bimëve narkotike rrit kriminalitetin, shton numrin e përdoruesve të lëndëve narkotike sidomos te moshat e reja, duke i stimuluar drejt rrugës së krimit. E pra, këta janë fëmijët tanë, këta janë e ardhmja jonë. E kuptoni sa pak kohë na duhet të shkatërrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, aq sa milionat dhe miliardat nuk e shërojnë dot këtë plagë. Ndaj kjo është një thirrje e madhe për fëmijët tanë, ndaj duhet të gjithë të bashkohemi në lufte ndaj kësaj të keqeje.

E fituar nuk është as policia, pasi duke u marrë me këtë proces shpenzohen shumë forca, mjete dhe energji, të cilat do shkonin në shërbime më cilësore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, në zgjidhjen e problemeve të komunitetit për të cilin ne paguhemi nga taksat e tyre.

Në fund e humbur del e gjithë shoqëria shqiptare pasi imazhi që përcjellim me problematika të tilla ia vështirësojnë , dhe zgjasin kohën e bashkimit me familjen e madhe Evropiane me të cilën ne jemi të vendosur të bashkohemi dhe dyert janë të hapura.

Duke përfituar nga ky rast, dëshiroj të falenderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim kaq të rëndësishëm,dhe shpreh bindjen se të gjithë së bashku, drejtues të administratës publike të këtij qarku, të zgjedhurit lokalë, media, shoqëria civile si dhe komuniteti do ta vlerësojnë maksimalisht këtë problem dhe do të bëjmë të mundur parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Për këto arsye ne kemi kërkuar dhe kërkojmë mbështetjen e të gjithë subjekteve dhe faktorëve, pavarësisht peshës dhe rolit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë që mund të kenë ata për fenomenin e luftës kundër narkotikëve.

Duke përfunduar, dëshiroj t’ju siguroj si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe si Kryetar i Shtabit Qendror të Ministrisë së Brendshme për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike” se: do keni vëmendjen dhe mbështetjen time dhe të Drejtorisë së Përgjithshme në të gjitha drejtimet, për ta eliminuar ketë fenomen pasi disa individë, apo grupe individësh të mashtruar apo të inkriminuar nuk do mund ta pengojnë Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugën tashmë të përcaktuar qartë, atë të integrimit ne Bashkimin Evropian.

* Fjala e mbajtur sot në Shkodër nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

KOMENTE