Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Braçe: Me blerjen e “News 24”, pastrohen 7 milionë euro
English

Braçe: Me blerjen e “News 24”, pastrohen 7 milionë euro

Tiranë, 4 prill, NOA - Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka denoncuar sot ashpër atë që ai e ka cilësuar si “pastrim parash që po tentohet të kryhet me operacionin që po zhvillohet për blerjen e Grupit mediatik News 24”.

Në komunikimin e tij me median, deputeti socialist tha se “dy politikanë ndër më të korruptuarit në vend, dy biznesmenë pa para dhe në vështirësi të madhe financiare, janë pjesa e identifikuar e operacionit, vlera e të cilit është 7 milionë euro”.

“Prej disa javësh dhe veçanërisht këto dy ditët e fundit, po konsumohet përpjekja më e madhe për blerjen nga pushteti politik të grupit mediatik News4”, tha ai.

Duke përfunduar se një pjesë e aksionerëve nuk dinë gjë fare për aksionet peng. “Ndërkohë në Itali po çuditet çdokush që merr vesh për këtë operacion: biznesmenë që paguajnë 7 milion euro për një kompani mediatike që nuk është biznes, të vetëdijshëm që nuk do t’i marrin më nga kjo kompani mediatike këto para”, shtoi Braçe.

n.e/NOA

KOMENTE