Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Brad Pitt dhe Jolie “arrati” në pushimet e ëndrrave
English

Brad Pitt dhe Jolie “arrati” në pushimet e ëndrrave

Utah, 4 prill NOA - Arrati dashurie për Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Çifti i njohur hollivudian ka zgjedhur një vend ëndrrash, resortin luksoz Amangiri në Utah, për të kaluar 27 orë vetëm larg dhe nga fëmijët e tyre të dashur. “Brangelina” kanë fluturuar në fundjavën e kaluar në “rifuxhon” e tyre në liqenin Powell.

“Brad ka pohuar se ka dashur të përfitojë për një moment vetmie mes “mamasë dhe babait”, - bëri të ditur një burim i revistës Us Weekly. Aktori 47-vjeçar mbërriti në bordin e një jet-i të New Orleans, ku aktualisht ai është duke u marrë me xhirimet e filmit “Andrew Dominik Cogan’s Trade”.

Partnerja e tij 35-vjeçare ndodhej atje dhe menjëherë ka bërë check-in për të rezervuar një suitë të mrekullueshme në malet e Grand Canyon.

Javën e kaluar familja multi-etnike glamur, i ka bërë vizitë babit Brad, në xhirimet e filmit dhe në lidhje me këtë ngjarje në ueb kanë qarkulluar foto të binjakëve 2 vjeçar, Knox dhe Vivienne, në krahët e prindërve dhe rreth tyre 4 fëmijët e tjerë: Maddox, 9 vjeç, Pax, shtatë, Zahara, gjashtë dhe Shiloh, katër.

r.b/NOA

KOMENTE