Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Djegia e Kur’an-it ka krijuar rrezik të ri në Afganistan”
English

“Djegia e Kur’an-it ka krijuar rrezik të ri në Afganistan”

Uashington, 4 prill, NOA - Gjenerali amerikan, David Petraeus, komandant i forcës ndërkombëtare të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, thotë se djegia e Kuranit në një kishë të vogël në Floridë, ka krijuar rreziqe shtesë për misionin kundër talibanëve.

Së paku 22 vetë, përfshirë edhe 8 punëtorë të jashtëm të OKB-së, janë vrarë në Afganistan, prej të premtes, gjatë tri ditëve të protestave të dhunshme, kundër djegies së Kuranit, nga ana e një besimtari esktremist të krishterë.

Në një intervistë për të përditshmne Wall Street Journal, Petraeus e ka përshkruar djegien e 20 marsit të Librit të Shenjtë Mysliman, si “urrejtje, mosrespektim ekstrem dhe intorelancë të jashtëzakonshme”.

Sipas tij, zemërimi dhe dhuna në Afganistan, për shkak të djegies së Kuranit, kanë shkaktuar “sfidë serioze shtesë të sigurisë në vendin, që ballafaqohet me sfida të konsiderueshme të sigurisë”.

NOA/RFE

KOMENTE