Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një pistoletë si simbol i Utah
English

Një pistoletë si simbol i Utah

Utah, 4 Prill NOA - Deri në fillim të marsit, shteti amerikan i Utah numëronte 24 simbole, përfshirë këtu bredhin e Kolorados, bletët dhe mjaltin, madje dhe një tenxhere që u quajt, Furra Holandeze. Tani është shtuar dhe një pistoletë M1911, e dizenjuar nga John M. Browning.

Sipas deputetit që promovoi ligjin, Utah është vendi i parë Amerikan që ka një simbol të tillë.

Guvernatori republikan Gary Herbert disa ditë më parë nënshkroi këtë ligj të ri, duke transformuar këtë propozim në realitet.

Carl Wimmer, një republikan që ka qenë komandant i skuadrës së SWAT, reparti i zgjedhur në SHBA, kishte hedhur këtë propozim vitin e kaluar.

Deputeti zgjodhi pistoletën gjysmë-automatike M1911 pasi prodhuesi i armëve Browning ka lindur dhe është rritur në Ogden, në Utah. Ky është përvjetori i 100 të masës ushtarake të SHBA-së që ka zgjedhur M1911 si armën standarde për të gjithë repartet.

r.b/NOA

KOMENTE