English

Pasqyra e Shtypit, 4 prill 2011

Tiranë, 4 prill, NOA – Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor gjatë ditës së sotme përplasjen e ndodhur dje mes policisë bashkiake në kryeqytet dhe simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për simbolet partiake.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht janë dhe takimet elektorale të forcave kryesore politike në Durrës dhe në Tiranë.

Gazeta “Shekulli” hapet me titullin kryesor; “Dritan Hila: Dyshimet e mia për qarkoren e Ambasadorëve”, i cili flet për urdhrin e brendshëm të Ministrisë së Jashtme që u është dhënë diplomatëve në lidhje me 21 janarin.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Ermela fiton Big Brodherin 4, motra në burg për vjedhjen e 64 mijë eurove”, “Atentati i Zef Doçit, rrëfimi i gruas në polici”.

Gazeta “Panorama”, hapet me titullin kryesor; “Emrat e gjyqtarëve, dekretet, Kushtetuesja i jep të drejtë Topit”, i cili flet për interpretimin që i ka bërë institucioni i drejtësisë dekreteve të presidentit.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Flamujt e fushatës, policët bashkiak përplasen me LSI”, “Avdyl Loshaj: Pashë Remzi Hoxhën të masakruar në qelitë e SHIK”, “Pensionet, si llogariten vitet për ish-të përndjekurit”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Loshaj: Ju tregoj torturat e SHIK”, i cili flet për dëshminë e Avdyl Loshajt dhe procedurat e Shërbimit Informativ gjatë viteve ’90.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “LSI mbush Tiranën me flamuj, bashkia i heq”, “Ermela: Isha aktore në Big Brother”, “Rama nis fushatën nga njësia nr.1: Berisha ta harrojë Tiranë”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Flamujt e LSI, sherr “mes” policëve në Tiran”, i cili flet për përplasjen e ndodhur dje në kryeqytet për simbolet e Lëvizjes Socialiste për Integrim në vendet publike.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “100 mijë tonë armë te Gedafi, municion nga Shqipëria”, “Tradhtarët e 8 majit, ja kandidatët që ndryshuan partinë”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Basha: Taksat, jo më për rroga, por për shërbime ndaj qytetarit”, i cili flet për fushatën elektorale të kandidatit të PD, Lulzim Basha.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Berisha prezanton Xhaferrajn: Durrësi, së shpejti qendra turistike e mesdheut”, “Rama: Sali Berisha t’a harrojë Tiranën”, “Mashtrimi me viza, në gjyq kreu i shoqatës”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 4 prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE