English

PD: Politika e Edi Ramës, nuk sjell asgjë të re për qytetarët e Tiranës

Tiranë, 4 prill, NOA – “Eshtë për të ardhur keq që edhe sot, ne ditën e zisë kombëtare për shkak të ndarjes nga jeta të një udhëheqësi shpirtëror në vend, Edi Rama vijoi politikën e shpifjes e përbaltjes së kundërshtarit, duke treguar mungesë respekti për traditat më të mira të vendit”.

Kështu nis deklarata e bërë sot nga deputeti të Partisë Demokratike në Tiranë, Gert Bogdani, sipas të cilit “të gjithë në Tiranë e dinë se politika e shpifjes dhe e përbaltjes është e vetmja rrugë e Edi Ramës me të cilën, ai po kërkon të mbulojë faktin se nuk ka një bilanc të punëve në Bashki, dhe faktin që vjen duarbosh në këto zgjedhje”.

“Lulzim Basha është ndryshe. Ai është çdo ditë në mes të qytetarëve të Tiranës duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke ndarë me ta zgjidhjen e problemeve. Ndërsa sot, Lulzim Basha anulloi të gjitha aktivitetet e fushatës në nderim të kujtimit të Baba Dede Reshat Bardhit”, tha më pas Bogdani.

Duke përfunduar se në të kundërt, politika e Edi Ramës, jo vetëm nuk nderon kujtimin e një personaliteti të nderuar, por nuk sjell asgjë të re për qytetin e Tiranës.

“Nuk ndërton asnjë shkollë të re, asnjë rrugë të re, nuk zhvillon asnjë lagje, dhe nuk zgjidh asnjë nga problemet e shumta që ka kryeqyteti”, u shpreh ai.

n.e/NOA

KOMENTE